Si të hiqni rrudhat në rroba pa i hekurosur?

Life style

Si të hiqni rrudhat në rroba pa i hekurosur?

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Pak amvisa e pëlqejnë hekurosjen, dhe këtu janë disa hile që mund të provoni t’i hiqni qafe rrudhat në gardërobën tuaj të larë – dhe ato janë pothuajse falas

Hekurosja e rrobave është një nga punët më të urryera të shtëpisë për shumë njerëz (veçanërisht kur bëhet një grumbull rrobash të pastra).

Mirëpo, për të lehtësuar punën tuaj, mund të provoni disa hile që heqin rrudhat dhe rrobat e rrudhosura.

Akulli

Provoni këtë hile nëse keni makinë për tharje të rrobave. Vendosni tri kube akulli në makinë dhe më pas rrobat. Aktivizoni makinën e tharjes në nxehtësi të lartë, pastaj lëreni për disa minuta, së bashku me akullin.

Hileja është se akulli shkrihet, kështu që avulli fillon të formohet, i cili është i ngjashëm me sistemin e funksionimit të hekurit. Mirëpo, sigurohuni që makina e tharjes të mos jetë e mbushur plot, por vendosni vetëm disa pjesë rrobash (dy deri në tri).

Folie alumini

Bëni 2 – 3 topa letre alumini (madhësia e një topi tenisi). Vendosini ato në makinë ndërsa lahen rrobat.

Uthull

Përzieni uthullën dhe ujin e ngrohtë (në raport 1: 3) në një shishe dhe spërkatni rrobat që i keni njomur më parë në palosje nga një distancë e shkurtër. Rrudhat duhet të zhduken!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat