Ngrënia e thonjve mund të mos jetë normale!

Life style

Ngrënia e thonjve mund të mos jetë normale!

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 12:13
Foto Ilustrim

Ngrënia e thonjve mund të duket normale por shumë nuk janë në dijeni të dëmit që mund të shkaktojë për shëndetin nëse bëhet një zakon. Prek burrat dhe gratë të të gjitha moshave dhe është më i zakonshëm te fëmijët dhe adoleshentët.

Psikologia klinike, Marina Genova thotë se kafshimi i thonjve nuk konsiderohet një çrregullim por është një simptomë që diçka nuk është në rregull. “Në psikologji thuhet si një fenomen subjektiv, i cili mund të jetë mendime, sjellje, një shenjë se diçka mund të shkaktojë shumë vuajtje, ankth dhe depresion”, shpjegon ajo.

Një arsye tjetër që njerëzit kafshojnë thonjtë është nervozizmi.

Për dermatologët, problemet shkojnë përtej estetikës. Për më tepër, ky zakon do të eliminojë barrierën mbrojtëse të thonjve duke u dhënë mundësi baktereve të hyjnë, duke shkaktuar infeksione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat