Rrëfehet 42-vjeçarja/Tregon sikletin që po kalon: Të gjithë po më kërkojnë...

Life style

Rrëfehet 42-vjeçarja/Tregon sikletin që po kalon: Të gjithë po më kërkojnë...

Nga: B.S. Më: 31 tetor 2021 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Një 42 vjeçare i është drejtuar revistës “The Sun” për të i treguar një periudhë për të cilën po kalon momentalisht ajo.

Ajo tregon që është divorcuar nga burri i saj që ka qenë e martuar për 20 vjetë dhe se tashmë po e ka të vështirë për të gjetur partnerin e radhës të saj, përcjell “Bota sot”.

Ndër tjera ajo tregon që në çdo takim po ka problem moshën dhe secili po kërkon menjëhere marrdhënie seksuale, por që ajo nuk është e gatshmë tash për tash.

42 vjeçarja shprehet e shqetësuar që nuk po arrinë të përshtatet me askënd.

Psikologia në lidhje me këtë ngjarje, thotë se takimet e përgatitura në mënyrë virtuale janë të sikletshme për të gjithë.

Ajo i preferon 42 vjeçares të mbajë qëndrimet e saj dhe të provoj të gjej dikë afër qytetit ku ajo jeton, në mënyrë që ta njoh më lehtë.

Rrëfimi i plotë:

E dashura psikologe: Çdoherë që një aplikacion takimesh më përputhet dikush, ai është i vjetër sa mudn të jetë edhe babi im ose mjaft i ri për të qenë fëmija im.

Në disa raste që më kanë krahasuar me dikë të moshës sime, ata ose kanë kërkuar seks menjëherë (gjë që unë nuk jam e përgatitur ta bëj) ose kanë qenë shumë të sikletshëm nga ana sociale, shkruan “The Sun”, përcjell “Bota sot”.

Unë jam 42 vjeçë dhe e divorcuar, ndjej se jeta po më kalon. Do të më pëlqente të takoja dikë me të cilin do të udhëtoja dhe të bëja shëtitje të gjata në fundjavë

Unë jam në formë të mirë, por punoj me orë të tëra dhe thjesht nuk di si të takoj personin e duhur.

E kam parë frikësuese daljen në skenën e takimeve pasi kam qenë e martuar për 20 vjet.

Rregullat kanë ndryshuar dhe me sa shoh njerëzit janë të interesuar vetëm për seks.

Takimi im mbrëmë u largua pasi e bëra të qartë se nuk do të flija me të atë natën e parë.

Përgjigjja e psikologes: Takimet në internet mund të jenë konfuze për këdo, veçanërisht nëse sapo keni dalë nga një marrëdhënie afatgjatë.

Por qëndroni pas armëve tuaja, askush nuk duhet të bëjë seks derisa të jetë 100 për qind rehat me të.

Përqendrimi në takimin me njerëz përmes klubeve do të ishte më mirë.

Shikoni zonën tuaj lokale për shëtitje, natyrë ose klube udhëtimi – në këtë mënyrë do të keni më shumë mundësi të takoni njerëz me të njëjtin mendim./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat