Pse çiftet që njihen në internet kanë më shumë gjasa të divorcohen?

Life style

Pse çiftet që njihen në internet kanë më shumë gjasa të divorcohen?

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Një studim i fundit në Angli zbuloi se çiftet që janë njohur në internet kishin 6 herë më shumë gjasa të divorcoheshin sesa ata që u takuan në universitet ose përmes miqve dhe familjes. Gjetjet treguan se çiftet që janë njohur online kishin një rrezik prej 12 përqind divorci në tre vitet e para të martesës ndërsa ata që ishin njohur përmes lidhjeve sociale kishin një rrezik prej 2 përqind.

Sipas Marriage Foundation, organizuatës që kreu studimin, gjetjet tregojnë se marrëdhëniet shoqërore luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e çifteve në vitet e para të martesës. Harry Benson, drejtor i kërkimit në fondacion, tha se gjetjet ishin “shqetësuese”.

“Gjetjet e studimit tregojnë se çiftet që takohen në këtë mënyrë në vitet e para të martesës mund të mos kenë mjaftueshëm kapital social apo rrjete të ngushta mbështetëse në mjedisin e tyre për të përballuar të gjitha sfidat me të cilat përballen, krahasuar me ata që takohen përmes miqve, familjes apo fqinjëve. Me kalimin e kohës kjo pabarazi zhduket, por pyetja është pse ekziston? tha ai.

Savanta Comres tha se çiftet që takoheshin online martohen si dy të panjohur dhe mungesa e lidhjeve të ndërsjella e bën më të vështirë mbledhjen e informacionit për njëri-tjetrin. “Gjetjet tona nuk minojnë apo pakësojnë rolin jetësor të takimeve në internet. Por nxjerrin në pah rreziqet dhe sfidat e mëdha të njohjes së një të huaji relativ për të cilin ka më pak burime të besueshme dhe mbështetje sociale,” tha Benson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat