Më 1860, mëngjarashët besohej se kishin një aleancë me djallin: Gjëra të panjohura për njerëzit që shkruajnë me dorën e majtë!

Life style

Më 1860, mëngjarashët besohej se kishin një aleancë me djallin: Gjëra të panjohura për njerëzit që shkruajnë me dorën e majtë!

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Vetëm 12 për qind e popullsisë është mëngjarashe, por kjo përqindje po rritet ngadalë

Edhe pse është pranuar prej kohësh në shumicën e vendeve që dikush është mëngjarash, ka ende vende që nuk e pranojnë dhe nuk e njohin këtë, askush nuk po përpiqet ta bëjë më të lehtë sadopak.

Për fat të mirë, përqindja e njerëzve që shkruajnë me dorë të majtë po rritet ngadalë.

Më 1860, madje u konsiderua se njerëzit mëngjarashë kishin një aleancë me djallin.

Sipas disa studiuesve, mëngjarashët janë të ekspozuar ndaj disa problemeve shëndetësore për shkak të hemisferës së trurit të tyre.

Megjithatë këto teza mbeten ende për t’u vërtetuar shkencërisht ndaj deri atëherë besoni se jeni të veçantë dhe mos u frikësoni nga problemet e poshtëcekura.

Alergjitë

Jeni mëngjarash dhe keni alergji në pranverë? Kjo nuk është për t’u habitur. Libri, Cerebral Dominance: The Biological Foundation, tregon se njerëzit që janë mëngjarash kanë 11 herë më shumë gjasa të jenë alergjikë ndaj diçkaje.

Ata gjithashtu kanë 2.5 herë më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje autoimune.

Më të ndjeshëm ndaj migrenës

Njerëzit që janë mëngjarash duket se kanë migrenë dy herë më shpesh se djathtakët.

Gjumë të shqetësuar

Ne të gjithë lëvizim në gjumë ndonjëherë, por është shumë më e zakonshme te mëngjarashët.

Fenomeni i çrregullimeve periodike të lëvizjes së gjymtyrëve është shumë më i zakonshëm tek njerëzit mëngjarash. Një studim i vitit 2011 tregon se 94 për qind e njerëzve mëngjarashë ndonjëherë vuajnë nga kjo, krahasuar me 69 për qind të njerëzve të djathtë.

Se gjithçka nuk është aq e zezë, tregojnë edhe hulumtime të tjera, të cilat pretendojnë se mëngjarashët janë më inteligjentë, si dhe se janë më të mirë në zgjidhjen e më shumë gjërave në të njëjtën kohë, në krahasim me djathtakët.

Shanse më të larta të ADHD dhe çrregullimeve psikike

Shumica e atyre që janë diagnostikuar me ADHD (problemi i hiperaktivitetit dhe mungesës së përqendrimit) si dhe disleksia janë njerëz mëngjarashë.

Përveç këtyre dy problemeve, njerëzit që përdorin më së shumti dorën e majtë kanë gjithashtu shanse më të larta për t’u prekur nga çrregullimet psikotike, duke përfshirë çrregullimet bipolare, skizofreninë dhe çrregullime të ngjashme humori.

Vdekje e parakohshme

Sipas disa studimeve, mëngjarashët, mesatarisht, vdesin 9 vjet më parë sesa njerëzit që përdorin të djathtën, sepse nuk është aspak e lehtë të adaptohesh në një botë në të cilën çdo gjë është projektuar për njerëzit që përdorin dorën e djathtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat