6 gjëra që duhen diskutuar me partnerin para se të bëni fëmijë

Life style

6 gjëra që duhen diskutuar me partnerin para se të bëni fëmijë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Dëgjojmë shpesh të thuhet se "nuk ka një kohë perfekte për të bërë një bebe" dhe me shumë gjasa është kështu. Por në të njëjtën kohë është shumë e rëndësishme që para një vendimi të tillë të diskutohen tema që dashje pa dashje lihen pezull, duke pritur që të zgjidhen pas momentit kur bebushi ka ardhur në jetë. Për çfarë e kemi fjalën?

1. Si do ndahen punët?

Cili do merret me bebin dhe si do të kontribuojë secili prej jush me të? Duhet të përfshiheni të dy, por në të njëjtën kohë duhet të ndani edhe punët e shtëpisë, pasi konfliktet kryesore të bashkëjetesës nisin nga "gjërat e vogla" të rutinës.

2. Zgjedhjet financiare

Të gjithë e dimë që ardhja e një bebeje vjen me kosto të mëdha financiare, prandaj krijimi i një buxheti është i rëndësishëm. Konsideroni mundësinë e një burimi tjetër të ardhurash dhe diskutoni gjatë për kursimet. Duket herët, por nuk është.

3. Si do ta disiplinoni fëmijën tuaj?

Të gjithë ne kemi ide të ndryshme për disiplinën dhe mënyrën e edukimit. Ju do të rrisni një fëmijë bashkë, kështu që supozohet të jeni në një linjë. E mira është t'i diskutoni para se fëmija të vijë në jetë. 

4. Mënyrat e tjera të sjelljes në jetë të një bebeje.

Gjatë rrugës mund të lindin probleme të papritura. Nëse pas shumë përpjekjesh nuk arrini të mbeteni shtatzënë, duhet të diskutoni metoda të tjera. A jeni dakord për një një nënë surrogate, adoptim apo IVF. Të gjitha këto kanë nevojë për biseda serioze.

5. Ku doni ta rrisni fëmijën?

Do të jetoni aty ku ndodheni aktualisht apo po mendoni për një tjetër hapësirë? Ambienti i madh dhe i rehatshëm është thelbësor për rritjen e një bebeje.

6. Si do të jetë lidhja juaj pas ardhjes së tij/saj?

Padashje, çiftet fillojnë ta neglizhojnë njëri-tjetrin kur vjen një vogëlush që ka nevojë për dashuri dhe përkujdesje. Problemi është që duhen ruajtur ekuilibrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat