Mobilet tuaja do të duken ‘xixë’ të pastër, truku që duhet ta dimë të gjithë

Life style

Mobilet tuaja do të duken ‘xixë’ të pastër, truku që duhet ta dimë të gjithë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Pjesa më e madhe e grave e kanë shumë problem pastrimin e divanëve, sidomos nëse janë ngjyrë e çelur.

Natyrisht ka shumë shërbime profesionale që ofrojnë pastrimin e mobiljeve, por janë të kushtueshme. Një grua australiane ka përdorur tabletat për pastrimin e dhëmbëve për t’i bërë divanet dritë.

Ajo ka blerë një kuti me tableta për pastrimin e dhëmbëve dhe gjithçka tjetër që i duhej ishte një shishe spray bosh.

Ajo shpjegon se në shishe ka hedhur një tabletë dhëmbësh, ujë dhe ka spërkatur divanët. Mbasi e ka lënë solucionin të veprojë për 5 minuta, ka përdorur një detergjent enësh për t’i fërkuar.

Ajo e ka ndarë këtë përvojë në rrjetet sociale dhe rezultatet ishin të mahnitshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat