Le të flasim për përgjegjësinë…

Life style

Le të flasim për përgjegjësinë…

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 06:43
Ilustrim

Kohë më parë lexova një postim në internet që thoshte se e keqja fillon që në momentin kur fëmija bie nga një tavolinë, prindi godet tavolinën dhe thotë “tavolinë e keqe”. Mendoj se kjo është një skenë tipike që përfshin mentalitetin tonë në përgjithësi si shoqëri.

Pothuajse gjithmonë priremi t’ia atribuojmë përgjegjësinë atij “tjetrit” që ka marrë rolin e së keqes në jetën tonë. Ai që më pushoi nga puna, politikani i korruptuar, mësuesi që më bëri keq, nëna, babai, fëmijëria, fatkeqësia, Feng Shui, Merkuri retrograd, Zoti dhe karma. Ne preferojmë që tjetri të fajësohet për atë që ndodh në jetën tonë, sepse na shkon më mirë, është pa dhimbje.

Pra, sjellja njerëzore është në kërkim të kokave të kurbanit. Viktima që do të rëndohen nga zgjedhjet tona, nga barra jonë, nga papërgjegjshmëria jonë, nga vetë jeta jonë. Pa përjashtuar që në çdo gjë që na ndodh kanë një pjesë edhe të tjerët (me sjelljet e tyre) është mirë të marrim parasysh përgjegjësinë tonë.

Në planin afatgjatë, ky qëndrim na privon nga aftësia për të qenë përgjegjës për veten. Ne humbasim mundësinë për të zbuluar potencialin tonë të vërtetë, të cilin mund ta realizojmë vetëm kur marrim përgjegjësinë e plotë për rrjedhën dhe qëllimin e jetës sonë.

Çfarë do të kishte ndodhur nëse punëdhënësi, vjehrra, partneri, shteti, prindërit…, Feng Shui nuk do të ishin aq të këqij?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat