4 Elemente kyçe për ta bërë një lidhje të funksionojë

Life style

4 Elemente kyçe për ta bërë një lidhje të funksionojë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Lidhjet nuk kanë receta, por është fakt që një lidhje e shëndetshme, përtej dashurisë ka nevojë për punë të dyanshme që të funksionojë gjatë. 4 shtyllat kryesore që do t'ju ndihmojnë ta ndërtoni, i gjeni më poshtë.

1. Mos ndalo kurrë së qëni kurioz për partnerin

Bëni pyetje të hapura dhe diskutoni gjatë gjithë kohës. Kërkoji të të tregojë histori, të reja ose të së shkuarës. Pyete për ëndrrat e së ardhmes apo për marrëdhënien me prindërit. Bisedoni për fëmijët, për emocionet, por edhe për gjendjen aktuale të vendit. Flisni për besimin në Zot ose thjesht dëgjojeni me kujdes kur tregon se pse ndihet në një mënyrë të caktuar sot. 

2. Konflikti është i pashmangshëm. Çelësi është të pranosh njëri-tjetrin dhe ta zgjidhësh problemin në mënyrën më tolerante të mundshme. 

Ideja është të dini si të reagoni ndaj konflikteve, sepse nëse bëni këtë, ato zgjidhen vetë. Takti është gjithçka dhe padyshim toleranca, derisa nuk cënohet asnjëri prej jush. Kujtoni që nuk jeni në konkurs, por pjesë e një skuadre.

3. Çiftet e suksesshme i harrojnë momentet e këqija dhe kujtojnë kohërat e bukura. Kjo qasje, manifeston personalitetin e çiftit në përgjithësi dhe energjinë e mirë rreth tyre. 

4. Shmang paragjykimet

Përpiquni të shmangni paragjykimet, por edhe në rastet kur ju duket e pamundur për ta bërë, thuajeni me takt dhe pa lënduar tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat