Kujdesi për flokët në dimër: Gabimet më të shpeshta që mund të bëni këtë sezon

Life style

Kujdesi për flokët në dimër: Gabimet më të shpeshta që mund të bëni këtë sezon

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Dimrat janë periudhë e vështirë për flokët, dëmtimi nga mjetet e nxehta për stilim, skalpi i thatë dhe i krisur, zbokthi, etj., janë disa nga problemet e zakonshme me të cilat përballen njerëzit.

Ndërsa duhet të keni një mënyrë jetese të përgjithshme të shëndetshme për të pasur flokë të shndritshëm dhe të shëndoshë, ka disa zakone të përditshme që mund t’i ndryshoni. Ekspertja, Dr Nitika Kohli, ndau në Instagram disa këshilla jashtëzakonisht të rëndësishme, shkruan Indianexpress.

“Ju mund të jeni të vetëdijshëm për praktikat e zakonshme që përfundojnë në shkatërrimin e flokëve tuaj, si përdorimi i tepërt i mjeteve të nxehta për stilim, përdorimi i tepërt i kimikateve, etj. Por mund të mos e dini se ka gjëra të thjeshta të përditshme që ne të gjithë bëjmë që i shkaktojnë më shumë dëme flokëve tanë nga sa e kishim menduar.”

Dush me ujë të nxehtë

Një dush me ujë të nxehtë duket i ngrohtë dhe rehat gjatë sezonit të ftohtë, por përpiquni të mos e bëni në ditët e larjes së flokëve. Uji i nxehtë është i njohur për heqjen e lagështisë dhe vajrave natyrale, nga flokët duke i bërë ato të duken të thatë dhe pa shkëlqim.

“Uji i nxehtë zhvesh flokët nga vajrat natyralë, duke i lënë jashtëzakonisht të thatë dhe pa shkëlqim,” tha Dr Kohli.

Stilim i vazhdueshëm me mjete të nxehta

Ndërsa mjetet e stilimit i bëjnë flokët tuaj të duken bukur, ato të nxehtat shkaktojnë më shumë dëm sesa diçka të mirë. Përdorimi i nxehtësisë për stilimin e flokëve pothuajse çdo ditë çon në humbjen e lagështisë. Kjo i bën flokët të brishtë dhe të prirur për t’u çarë me kalimin e kohës.

Mos dilni jashtë me flokë të lagur

Ndonjëherë, nuk ka kohë të mjaftueshme për të tharë flokët, për t’i stiluar dhe më pas për të dalë nga shtëpia. Provoni dhe shmangni këto raste pasi “ajri i ftohtë bën që lagështia në flokët tuaj të ngrijë, duke ndarë fijet, duke shkaktuar një rritje të thyerjes dhe majave të ndara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat