Çka nëse shihni ëndërr seks me ish-in tuaj apo me një të famshëm?!

Life style

Çka nëse shihni ëndërr seks me ish-in tuaj apo me një të famshëm?!

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 06:09
Foto ilustrim

Kur zgjoheni në mëngjes, shpesh mund ta gjeni veten të keni ëndërruar të keni seks, dhe kjo ju dukej kaq reale!

Sipas seksologes së njohur në SHBA, Susan Block ëndrrat janë një mënyrë për të hapur çdo gjë të nënndërgjegjshme që ndikon në jetën tuaj.

Madje dhe shpesh sipas saj ëndrrat për seks nuk janë literale.

‘’Në vend të kësaj, ato mund të simbolizojnë probleme, dëshira dhe shpresa në të gjitha aspektet e jetës tuaj” – shton ajo.

Por ndryshe thotë një ekspert ëndrrash:

‘’T’i kushtosh vëmendje ëndrrave tuaja me seks me kalimin e kohës mund të jetë një mënyrë e fuqishme që të merrni atë që dëshironi në jetë” – thotë Lauri Loeëenberg, një ekspert i ëndrrave dhe autor i librit “Dream On”. 

“T’i shkruash ëndrrat çdo mëngjes dhe t’i lexosh më pas ato pas një kohe mund t’ju ndihmojë që të shihni se çfarë është duke u përpjekur nënndërgjegjja juaj t’ju tregojë”. 

Seksi me një të famshëm!

Keni ëndërruar duke bërë seks me një të famshëm? Sado e mirë që të ketë qenë ëndrra për të, në fakt nuk është për të fare. Ëndrrat seksuale me një të famshëm mund t’ju tregojë që ju kërkoni të jeni në qendër të vëmendjes në jetën tuaj.

Të ëndërrosh për një “ish”

Nëse kjo ju ndodh shpesh, mund të jetë thjeshtë truri juaj duke kërkuar në mes të kujtimeve të tij. Ndoshta ditëlindja e saj/tij po afrohet, ose ndoshta ju e keni parë ndonjë postim/tëeet të saj/tij në kohështrirjen tuaj, por kjo nuk do të thotë se ju dëshironi që përsëri të jeni së bashku. 

Megjithatë, nëse ëndërroni shumë për të, mund të jetë një shenjë se ka një problem në marrëdhënien tuaj aktuale që tashmë duhet adresuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat