Si mund ta mësoni fëmijën tuaj të jetë mirënjohës përmes veprimeve të përditshme?

Life style

Si mund ta mësoni fëmijën tuaj të jetë mirënjohës përmes veprimeve të përditshme?

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

A nuk do të ishte mirë nëse fëmija juaj mund të vlerësonte gjithçka në jetën e tij dhe jo vetëm ditëlindjen apo Krishtlindjet?

Më poshtë do të gjeni 5 mënyra të thjeshta për të kultivuar një ndjenjë mirënjohjeje.

Bëhuni modeli i tij

Rregulli nr. 1 për gjithçka është ta bëni vetë fillimisht. Bëhuni modeli i tij për të përfshirë mirësjelljen dhe vlerësimin në jetën e tij të përditshme.

Ndjenja e përgjegjësisë

Mësojini atij rregullat e thjeshta shoqërore, të tilla si të thuash ‘faleminderit’, ‘të lutem’, ‘mirëmëngjes’, në të gjitha kontaktet shoqërore.

Flisni me të për vendin e tij në botë

Sa më shumë që fëmija të kuptojë se nuk është qendra e botës, aq më shumë do të vlerësojë atë që ka. Flisni me të për miliarda njerëz që jetojnë në planet dhe sa të ndryshëm janë ata, në mënyrë që ai, nga ana tjetër, të vlerësojë vendin e tij të vogël në botë.

Bashkohuni me një klub ose aksion

Ju mund të merrni pjesë në një garë rrugore për një kauzë të mirë, një pastrim vullnetar apo edhe të financoni një fëmijë në një vend që ka nevojë për të. Mësojeni atë të mendojë dhe të kujdeset për të tjerët pa pritur asgjë në këmbim.

Bëni një kuti me sende me vlerë emocionale

Ndihmojeni atë të projektojë dhe të ndërtojë kutinë ose raftin e tij ku do të vendosen vetëm gjërat me vlerë emocionale. Sa herë që ai dëshiron të shtojë diçka të re, pyeteni nëse ia vlen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat