Mama mbani shënime, bëjeni të paharrueshme Krishtlindjen e parë të bebes me këto 5 këshilla

Life style

Mama mbani shënime, bëjeni të paharrueshme Krishtlindjen e parë të bebes me këto 5 këshilla

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Nëse kjo është Krishtlindja e parë për beben tuaj, frymëzohuni nga ky shkrim për t’i bërë ato të paharrueshme. Ju duhen shumë pak gjëra.

1.Veshja është kryesorja, është gjysma e atmosferës. Për fat, sot në dyqanet për fëmijë mund të gjesh rroba me tematikë Krishtlindjeje. Ka për të gjitha moshat, edhe për fëmijë nga 0-3 muaj.

2.Blej ose përgatit diçka të personalizuar. Si p.sh, një top për t’u varur në pemë, me emrin e bebes, ose ku të shkruhet “Krishtlindja ime e parë”. Atë mund ta ruani dhe ta vendosni çdo vit në pemë për zbukurim, si kujtim nga viti i parë i jetës së bebes.

3.Krijo një album fotografik në pemë. Merr një foto të këtij viti të bebes tënde, vendose në një kornizë të vogël dhe vare në bredh. Bëj të njëjtën gjë Krishtlindjen tjetër dhe kështu, vit pas viti, do kesh krijuar një “album fotografik festiv” për fëmijën tënd.

4.Mos harro çorapen. Ajo është një nga simbolet e festave dhe nuk duhet të mungojë kurrsesi në Krishtlindjen e parë. Ju mund ta gjeni atë të gatshme, ose mund ta krijoni me çorapen e bebes. Mjafton t’i shtoni me qëndisje emrin e tij dhe vitin.

5.Bëji sa më shumë foto bebes. Ai do të jetë i veshur si elf, ose si Babagjysh dhe kjo do jetë diçka unike. Ose mund ta fotografosh pranë pemës apo dhuratave ngjyra-ngjyra. Gjithçka që ka lidhje me festën, për të pasur kujtime origjinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat