Keni përplasje me fëmijën tuaj adoleshent, këshillat e mëposhtme mund të "shpëtojnë" raportin tuaj

Life style

Keni përplasje me fëmijën tuaj adoleshent, këshillat e mëposhtme mund të "shpëtojnë" raportin tuaj

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Kalimi nga fëmijëria në adoleshencë është një nga momentet me delikate, qoftë për djalin ose vajzën, por gjithashtu edhe për prindërit, të cilët shpesh ngrenë pikëpyetje për mënyrën sesi duhet të sillen me ata. Në adoleshencë pësohen ndryshime të mëdha si në aspektin fizik, gjithashtu edhe në atë karakterial. Në mënyrë që të ekzistojë një klimë sa më pozitive dhe një dialog konstruktiv midis prindërve dhe fëmijëve adoleshentë më poshtë po ju rendisim disa këshilla:

1) Një adoleshent mund ta ketë të vështirë të pranojë mendimin e një më të rritur. Si duhet të veprohet në këtë rast? Do të ishte e këshillueshme të mos i imponoheni fëmijës, por ta bëni të kuptojë se ku qëndron gabimi. Madje, për ta ndërgjegjësuar, prindërit duhet t’i tregojnë fëmijës së tyre se dhe një i rritur mund të gabojë.

2) Si te sillemi me një fëmijë adoleshent rebel? Mos u frikësoni! Psikologët e cilësojnë më se normale që një adoleshent të jetë edhe rebel. Të veprosh disi ndryshe nga figura prindërore është tregues se fëmija juaj po rritet. Për më tepër, ka edhe një fenomen tjetër për t'u marrë në konsideratë: fëmija ndërton identitetin e tij duke marrë si shembull modelin prindëror ose figura të rëndësishme. Nga ana tjetër adoleshenti e strukturon identitetin e tij më shumë mbi bazën e moshatarëve që e rrethojnë. Përplasja është pothuajse e pashmangshme. Duke u larguar nga bërthama e mbrojtur e “shtëpisë”, ai zbulon botën dhe merr me vete atë që jeton dhe përjeton. Nëse komunikimi mes jush nuk sjell qetësi mes palëve, e mira është te kontaktoni një specialist.

3)Si të rivendosni harmoninë dhe edukimin e mirë në shtëpi? Makiaveli thoshte se një princ i mirë, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, duhet t'i kushtonte më shumë vëmendje njerëzve sesa të fuqishmëve. Në mënyrë që një popull të kuptojë rëndësinë e asaj që bën, ai duhet të jetë i arsimuar. Rregulli bazë nuk është të menaxhosh adoleshentin si një element të vetëm, por të krijosh një gjendje ekuilibri në të gjithë shtëpinë, duke përfshirë të gjithë anëtarët. Duke dhënë rregulla që lejojnë harmoninë, duke i diskutuar së bashku, duke i shpjeguar ato. Përballja rrit ndërgjegjen, jo imponimin.

Bëjini fëmijët tuaj të kuptojnë pse, duke treguar se cilat janë pasojat e veprimeve të caktuara në jetën reale. Përpiquni të jeni përkrah fëmijëve tuaj edhe në edukimin e mirë dhe duke i bërë ata të kuptojnë rëndësinë e harmonisë. Ndihmojini ata të njohin botën. Ndihmojini të kuptojnë rëndësinë e tyre. Bëhuni ju shembulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat