Sa gjatë duhet të qëndroni në një vend pune?

Life style

Sa gjatë duhet të qëndroni në një vend pune?

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 07:42
Ilustrim

Pyetja më e shpeshtë që punonjësit ia bëjnë vetes kur duan të largohen nga një punës është se si do të ndikojë kjo në karrierën e tyre. Shpesh duke menduar edhe nëse duhet të vazhdojnë edhe pak të qëndrojnë në atë punë, për shkak të imazhit të tyre.

Për disa punonjësit që qëndrojnë për një kohë të shkurtër në një kompani dhe lëvizin në një tjetër quhen “punonjës fluturues”. Në këtë artikull do të flasim se sa kohë duhet të jeni pjesë e një kompani, por edhe nëse detyroheni që ta ndërroni një punë si ta shpjegoni në të ardhmen.

Varet nga vendi i punës dhe qëllimet e karrierës se sa gjatë mund të qëndroni në një punë. Nëse punonjësi aktual nuk ka burime dhe gatishmëri për t’i plotësuar qëllimet është më mirë që të jeni të gatshëm që të fitoni përvojë dhe njohuri në ndonjë kompani tjetër. Ekspertët pajtohen që duhet të qëndroni në një vend pune për minimum 2 vjet. Kjo është koha e mjaftueshme për të mësuar aftësi të reja dhe për t’i ndërtuar kualifikimet.

Çfarë ndodhë nëse qëndroni në një punë për më pak se një vit?

Qëndrimi i shkurtër në një punë, nganjëherë bën që të krijohen stigmatizime për punonjësit, por kjo mbase nuk duhet të jetë më. Punëdhënësit tashmë e kuptojnë që nganjëherë është e nevojshme që të provoni punë të ndryshme për të ecur përpara në karrierë. Duhet t’i provoni edhe kompanitë e tjera, kur në një kompani e keni nuhatur se nuk mund të keni rritje në karrierë. Por edhe punëdhënësit e kanë një arsye? Ngurrimi i tyre vjen për shkak se punësimi, trajnimi dhe përgatitja e talenteve kushton, prandaj kompanitë nuk duan që të investojnë kaq shumë për punonjës të cilët nuk kanë qëllime për të qëndruar gjatë.

Si t’i shpjegoni qëndrimet e shkurtra?

Nuk do të thotë që duhet të shkoni “të frikësuar” në një intervistë të punës, ose të pashpresë për shkak të një CV-je ngjeshur me punë të shumta të cilat nuk ju patën zgjatur. Në vend të kësaj janë disa mënyra përmes të cilave mund t’i tregoni arsyet e ndërrimeve të intervistuesit dhe ata do t’ju kuptojnë.

Flisni për aftësitë dhe përvojat

Përpara se të bëni ndryshime, sigurohuni që keni fituar mjaftueshëm njohuri dhe aftësi që mund t’i shfrytëzoni në pozitën e re! Flisni rreth trajnimeve dhe projekteve që i keni bërë dhe ju kanë përgatitur më shumë! Pra, shtjelloni se si secili rol ju ka bërë ai që dëshironi të jeni në rrugën e gjatë karrierës!

Jini të sinqertë dhe pozitive

Është në rregull që të flisni për disa anë jo shumë të mira të punëve që i keni bërë më herë, sepse punonjësit e duan sinqeritetin, por jini pozitivë në atë që e thoni! Shembull, mund të thoni që kultura e kompanisë nuk ua reflektoi vlerat e punës që patët shpresuar t’i gjeni, ose përgjegjësitë e punës nuk përputheshin me përshkrimin e punës, gjë që ju patën shtyrë që të aplikoni për një punë tjetër. Sigurohuni që ta përfundoni diskutimin e përvojës së punës me atë që e keni mësuar që të shfaqni aftësinë për të mësuar edhe aty ku nuk ju ka pëlqyer edhe aq shumë! Mund ta keni zbuluar se për çfarë kulture të kompanisë jeni.

Flisni për qëllimet në karrierë

Në intervistën e punës mundohuni që ta ktheni vëmendjen në qëllimet tuaja të karrierës dhe çfarë mund të sillni në atë vend punë bazuar në përvojat tuaja të mëparshme!

Pyetjet që mund t’i bëni përpara së ta gjeni një punë të re

Më poshtë janë të renditura disa pyetje të cilat do t’ju ndihmojnë të përcaktoheni kur dëshironi të gjeni punë të re.

A jam duke e ndërruar punën për ta ndihmuar karrierën time?
Si duket historiku im i punës?
A mund ta rris punën aktuale?
Cilat janë standardet e industrisë time?
Si mund t’i shpjegoj dëshirat e mia në mënyrë që t’i arrij të punëdhënësi i ri?
A jam duke u larguar për arsye të drejta?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat