U bë e famshme në Tik-Tok, “godet” nuset dhe thotë se ato manipulojnë me vjehrrat

Life style

U bë e famshme në Tik-Tok, “godet” nuset dhe thotë se ato manipulojnë me vjehrrat

Më: 1 janar 2022 Në ora: 12:01
Valdete Jashari

Valdete Jashari është sensacion në “Tik-Tok”. Ajo u bë virale nga videot me bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

Gruaja nga Presheva, por që jeton në Zvicër ishte e ftuar në edicionin festiv të “#Gjesi”-t me ç’rast foli për paragjykimet dhe komentet negative që merr, por që asgjë nuk e ka penguar që të vazhdoj.

Pos tjerash, ajo nuk ngurroi të flas edhe për një temë shumë delikate siç është raporti vjehërr-nuse.

Edhe pse vet s’ka pasur rastin të jetoj me vjehërr, ajo pati shumë kritika për nuset e sotme duke thënë se një pjesë e tyre nuk janë të sinqerta në raport me vjehrrat.

Një rrëfim të saj mbi këtë temë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat