Pasi të provoni këto truke nuk do të "plakeni" më duke pritur që t'ju thahen thonjtë

Life style

Pasi të provoni këto truke nuk do të "plakeni" më duke pritur që t'ju thahen thonjtë

Më: 3 janar 2022 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Nuk është nevoja të përshkruajmë me fjalë atë momentin e “gjatëëë”  pasi ju keni lyer thonjtë dhe duhet të prisni të thahen. Është e pamundur mos të lësh ndonjë shenjë të vogël tek përpiqesh të bësh ndonjë veprim të vogël pa  prishur manikyrin. Është bezdisës fakti që për disa minuta duhet të mos prekësh asgjë me dorë.

Ngjan e thjeshtë, por pyesni vajzaT.

Lëvizja më e vogël dhe aq ishte. Duhet ta bëni dhe një herë nga e para. Por nëse jeni  të paduruara dhe gjithnjë përfundoni me 3 ose 4 thonj me manikyr të prishur, vetëm sepse nuk prisni dot të thahen plotësisht më poshtë do të gjeni disa mënyra si mund të thani manikyrin brenda disa sekondave.

1. Mos i lyeni thonjtë tuaj me disa shtresa manikyri.
2. Nëse vendosni duart në një tas me ujë të ftohtë manikyri do të thahet shumë shpejt.  
3. Akoma dhe më shpejt do të thahen nëse mbani thonjtë disa minuta në frigorifer në ngrirje. Provojeni vetëm kur të jetë verë dhe nxehtë.
4. Përdorimi i tharëses sigurisht që e than më shpejt manikyrin.
5. Zhysni thonjtë tuaj në një tas që përmban 5-10 ml vaj luledielli për pak sekonda e më pas lajini duart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat