Si t’i thoni shefit që të mos i kryej më detyrat tuaja?

Life style

Si t’i thoni shefit që të mos i kryej më detyrat tuaja?

Më: 5 janar 2022 Në ora: 23:23
Ilustrim

Disa punonjës ankohen që shefi i tyre po i kryen detyrat e tyre, në vend që t’u tregojë atyre se çfarë duhet të bëjnë, ose çfarë duhet të korrigjojnë. Kjo i bën që ata të ndihen keq, sepse ndihen të pasigurt, të lënë anash dhe me mungesë komunikimi. Nëse po ndiheni edhe ju që shefi juaj është i përfshirë më shumë se sa do të dëshironit në punët tuaja, atëherë nuk jeni vetëm. Por çështja është se kjo nuk do të thotë që duhet ta pranoni këtë.

Edhe pse mund t’ju duket e rrezikshme të flisni pikërisht me shefin për këtë, rezultatet e bisedës me të mund të jenë më shpresëdhënëse se sa duket. Akademi Pune ju sjellë 5 gjëra të cilat ju ndihmojnë që të flisni me shefin që të përqendrohet më shumë në detyrat e tij dhe pjesën tuaj t’jua besojë juve.

Testoni ndërgjegjshmërinë

Nuk duhet të llogarisni që shefi juaj është i ndërgjegjshëm se sa shumë është i përfshirë në punët tuaja. Filloni duke e pyetur shefin tuaj çfarë kontributesh pret ai prej jush dhe si e sheh të jetë roli juaj! Në bazë të asaj që ai e thotë mund ta kuptoni nëse janë të vetëdijshëm për këtë ose jo. Nëse ata përgjigjen se roli juaj është më i ngushtë se ai që e keni kuptuar në fillim, filloni bisedën në lidhje me shpjegimin se çfarë në të vërtetë është puna juaj!

Të ndërgjegjshëm ose jo, biseda të fillojë për t’i hapur dyert në mënyrë që ju t’i shpjegoni pritshmëritë tuaja. Bëni ata që ta kuptojnë se sa shumë po ndikon të ju përfshirja e tyre, por gjithashtu edhe jepni shembuj konkretë të rasteve që ata janë përfshirë në punët tuaja! Shpjegoni që përfshirja e tyre ju bën që të mos rriteni, por edhe ju “ngurtëson” që ta jepni më të mirën tuaj.

Pyesni nëse janë të kënaqur

Përfshirja e shefit në punët tuaja mund të jetë një formë “feedback-u” në lidhje me paraqitjen që keni në punë. Kështu që, pyesni nëse ka diçka që nuk shkon ose diçka që mund të bëni ndryshe. Por, nëse ata menjëherë fillojnë “të mbrohen” duke thënë që jeni duke bërë një punë të shkëlqyer, kjo i hap dyert që ju t’i ndani disa shembuj pse po pyesni.

Biseda të tilla janë shumë produktive, sepse duke qenë që shefi mund të mos jetë i vetëdijshëm sesi po ju bën të ndiheni, ju i tregoni dhe ata do ta kuptojnë këtë. Prandaj, komunikimi është produktiv i zgjidhë problemet, por edhe ju jep më shumë hapësirë nga ana e shefit që të merrni më shumë detyra dhe përgjegjësi dobiprurëse.

E në anën tjetër nëse ai është i pakënaqur me paraqitjen tuaj, duhet ta adresoni edhe këtë çështje. Kërkoni nga shefi që t’ju japë ndonjë këshillë, se ku puna juaj nuk përputhet me pritshmëritë e tyre! Duke filluar në këtë mënyrë, kjo nxitë bashkëpunim dhe reciprocitet

Tregoni pasojat

Përfshirja e padëshiruar e shefit në punët tuaja, bën që të dy palët të dukeni keq. A po ju beson me të vërtet shefi? Nëse jo, atëherë përse ju ka punësuar dhe po ju mban ende? Në këtë rast punëdhënësi nuk ka qenë në gjendje që t’ju dallojë nëse jeni përshtatje e mirë për kompaninë.

E në anën tjetër, kjo mund të tregojë që shefi është më shumë në gjendje t’i bëjë detyrat e dikujt tjetër sesa të tij.

Por nëse qëllimet e tij janë të mira, sepse mund ta bëjë këtë për t’ju ndihmuar dhe të mos ju mbingarkuar, atëherë përsëri komunikimi do t’ju bëjë që ju ta kuptoni këtë dhe të mos e merrni për të keq herën tjetër.

Gjeni ndonjë zgjidhje tjetër bashkë

Gjeni zgjidhje alternative së bashku. Ndihmoni shefin tuaj të kuptojë se çfarë synon të arrijë përfshirja e tij! Mund të ndodhë që ata e shijojnë punën tuaj më shumë se sa të tyren, veçanërisht nëse e kanë pasur më parë. Mund të jetë që ata mendojnë se janë më të mirë në këtë se ju dhe mund të jenë më me përvojë se ju. Si të tillë, ata mund të kenë frikë se puna juaj po i bën ata të duken keq. Mund të jetë se ata duan të ndihen të nevojshëm si shef, kështu që përfshihen si një mënyrë për t’u ndjerë të dobishëm për ata që po i drejtojnë.

Secila prej këtyre nevojave ka një bazë legjitime. Por përmbushja e kësaj nevoje duke e përfshirë tepër veten në rolin tuaj nuk është një mënyrë strategjike për të përmbushur ndonjë nga këto nevoja. E cilado qoftë arsyeja negocioni me shefin për ta gjetur një zgjidhje të rehatshme të përfshirjes për të dytë dhe e cila jua plotëson të dyve nevojat.

Mos prisni

Nëse i lini gjërat toksike të mblidhen mund të jetë shumë e rrezikshme. Sa më shumë që prisni do të jetë më e vështirë që të ta menaxhoni situatën. Nuk është mënyra e duhur që të shkoni dhe me rreptësi ti thoni “Pse dreqin nuk po i ndërrojmë rolet, meqenëse ju pëlqen më shumë i imi”, kjo sigurisht do të ishte shkatërrimtare për karrierën tuaj. Por, ju keni mjaftueshëm aftësinë për t’i bërë vetes por edhe shefit nder, në mënyrë që të flisni dhe të ktheheni në gjendje normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat