Ju janë rrudhur xhinset gjatë larjes? Nuk ka problem

Life style

Ju janë rrudhur xhinset gjatë larjes? Nuk ka problem

Më: 9 janar 2022 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

A e keni të vështirë t’i mbërtheni xhinset tuaja të preferuara që ishin të përshtatshme para se t’i keni larë?

Mbase problemi është shkaktuar nga larja në rrobalarëse ose tharja në makinën e tharjes së rrobave.

Edhe pse mendoni se është koha për t’i hedhur ato xhinse në kosh mbeturinash, portali “Today” ka zbuluar një truk të mrekullueshëm për t’i shpëtuar ato më lehtë se sa mendoni.

Spërkatni ujë në zonat që janë të ngushta, shpesh në bel ose këmbë të xhinseve. Uji do të ndihmojë në lirimin e fibrave.

Tërhiq, tërhiq dhe tërhiq. Përqendrohuni në zonat problematike për të riformuar pëlhurën. Tërhiqeni pëlhurën lart e poshtë për së gjati dhe përhapeni gjerësisht për të zgjeruar xhinset në të gjitha drejtimet.

Lërini të thahen në ajër. Kjo është vendimtare!

Mos i vendosni përsëri në tharëse nëse nuk dëshironi të përsërisni të gjithë procesin përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat