Burri rrëfen ankthin: E dashura flirton me çdo mashkull që i del përpara, kam frikë se...

Life style

Burri rrëfen ankthin: E dashura flirton me çdo mashkull që i del përpara, kam frikë se...

Nga: B.S Më: 10 janar 2022 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Një burrë 45 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se e dashura e tij 41 vjeçe është vazhdimisht flirtuese me meshkujt e tjerë dhe ka kontakte me ish të dashurit e saj, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ajo vazhdimisht takohet me meshkuj dhe flet me të panjohur dhe mendon se është tradhtare serike.

Rrëfimi i plotë:

E dashura ime flirton me çdo mashkull që i del në rrugë dhe instikti im thotë se nuk mbaron me kaq.

Por pavarësisht nga disa skenarë që nuk i bashkoj, nuk mund të vërtetoj asgjë. Ajo thotë nëse nuk i besoj, lidhja jonë ka mbaruar.

Kur ne filluam bashkë ajo më bëri të ndihem shumë special, sikur isha i vetmi mashkull.

Por tani e shoh se si sillet ajo me të gjithë meshkujt që i njeh, prindërit e fëmijëve në shkollën e fëmijëve të saj, meshkujt në punë.

Ajo është në kontakt në rrjete sociale me ish të dashurit e saj.

Unë jam 45 vjeç ndërsa e dashura ime është 41. Ne jemi çift prej 2 vitesh dhe po jetojmë bashkë që 6 muaj.

Mua më pëlqen vërtet por jam dyshues ndaj saj, derisa në shtëpi vijnë meshkuj për të pirë për orë të tëra.

Më pas ajo tha se dëshiron që të shkojë në fundjave me një nga këta djemtë, i cili dyshohet të jetë vetëm shok i saj.

Unë nuk u pajtova dhe ajo e anuloi. Muaj më vonë ajo tha se po shkonte me një shoqe.

Unë mendoj se ajo shkoi fshehurazi për ta parë shokun e saj. Pak para se të fillonim të jetonim bashkë, ish i dashuri shkoi në shtëpinë e saj për ta "ngushëlluar".

Me sa duket ajo ishte mërzitur një natë dhe ai ishte i shqetësuar për të.

Kohët e fundit një shoqja ime e pa atë në një festë. Ajo po flirtonte shumë me një nga burrat atje.

Ajo vallëzoi me atë djalë, e përqafoi dhe e puthi - më pas u kthye në shtëpinë e tij.

Ajo më gënjeu mua pastaj kur e pyeta, duke thënë se ajo u largua nga festa për të shkuar te shoqja e saj.

Shpjegimi i saj nuk kishte kuptim dhe përfundimisht, ajo pranoi se shkoi në shtëpinë e tij, duke këmbëngulur se asgjë nuk kishte ndodhur.

Ajo mërzitet dhe thotë se nuk mund të vazhdojmë nëse nuk ndaloj së qeni i dyshimtë. A jam duke u bërë paranojak?

Përgjigja e psikologes:

Nuk është çudi që ndiheni të shqetësuar. Kur keni një ndjenjë të brendshme, është mirë që e vini re.

Duke pasur parasysh se si ndiheni, nuk mund ta lini mënjanë këtë çështje. Duhet të adresohet.

Ta luash rolin e detektivit po të mbyt dhe nuk zgjidh asgjë.

Tregoni se mendoni se ajo po ju tradhton dhe në këtë kohë të koronavirusit jeni të shqetësuar dhe dëshironi siguri.

Shpjegoni se si mund ta forconi marrëdhënien tuaj që ajo mos ta ndjejë nevojën për të mbajtur kontakt me këta burra pasi kështu dëmton marrëdhënien tuaj.

Por, duhet të jeni të përgatitur të ndani rrugët nëse ajo nuk është e gatshme të ecë bashkë me juve./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat