Vajzat e reja po i zgjedhin partnerët e pasur, për të mos punuar

Life style

Vajzat e reja po i zgjedhin partnerët e pasur, për të mos punuar

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 00:55
Pamje nga mysafirët e Liberos

Mysafirët e LIBERO diskutuan për njërën nga cështjet e cila në vendin tonë është bërë mjaftë e shpesh, ajo e gjetjes së një një partner ideal.

Ani pse ata përmes deklaratave të tyre e cilësuan se një shpirt i bukur është mbi të gjithë.

Pavarësisht kësaj përmenden se në disa vajza të reja në ditët e sotme po e shfrytëzojnë veten e tyre për një makinë luksoze ose një udhëtim të shtrenjtë.

‘’Kjo është për të ardhur keq që shumica e gocave sot tërhiqen nga pasuria  e partnerit. 80%  e femrave të reja kanë gjithmonë synimin drejtë një të pasuri por ai që është i pasur , ti sot do të jesh një 20 vjeçe dhe nesër nuk do të jesh më dhe do të vijë një 20 vjeçe tjetër që do të zëvendësojë. Janë ca gjëra që kalojnë në etapa dhe nuk është realisht një gjë për tu zgjedhur pasuria e dikujt, për mua ‘’një shpirt i bukur është një partner ideal’’, u shpreh Lorela.

Edhe për biznesmenin Luaras Mehën, shumica e vajzave në ditën e sotme po e shfrytëzojnë këtë mundësi për të mos punuar.

‘’Po vërehet që ana materiale ka përparësi sidomos në vitet e fundit, nuk ka të ardhme, nuk ka vende të punës dhe mundohen një rrugë e dy punë. E shohin si një plus të madh tek një partner anën materiale’’, shtoi Luarasi.

Njësoj u shpreh edhe këngëtari Denik Prizreni i cili thotë se femrat e kanë gjetur mënyrën më të lehtë për të jetuar në krah të dikujt tjetër.

‘’Ky është trend në krejt botën jo vetëm tek ne, nëse e gjejnë burimin e vetëm femrat atëherë ‘’let it be’’ le ta vazhdojnë jetën çfarë e mendojnë ato. Në këtë rast kur po flasim për femrat që e kanë gjetur mënyrën më të lehtë për të jetuar në krahë të dikujt tjetër në qofte se munden për ta bërë hallall i qoftë’’, u shpreh Deniki.

Ata gjatë emisionit folën edhe shumëçka rreth kësaj teme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat