Aknet në fytyrë kanë një ‘armik’ natyral – kombinimin mjaltë dhe kanellë

Life style

Aknet në fytyrë kanë një ‘armik’ natyral – kombinimin mjaltë dhe kanellë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 19:11
Ilustrim

Të gjitha i duam maskat natyrale, por asnjëherë nuk kemi kohë, as durim për një trajtim të thellë të fytyrës. Kjo maskë që do t’ju propozojmë tani durimin dhe kohën i ka shumë të limituara. Në ato raste kur dëshiron të heqësh qafe aknet që të kanë dalë në mjekër, tani mund ta bësh. Por edhe kur sapo ke vënë re rrudhat e para në fytyrë, mund të synosh vetëm këtë kombinim: mjaltë dhe kanellë.

Mjaltë dhe kanellë

1/4 lugë çaji kanellë mbi pëllëmbën e dorës

mjaltë - rreth 1/4 lugë çaji.

Përzieje masën me një furçë. Mbaje për 15 minuta dhe shpëlaje me ujë të ngrohtë, ose mbaje përgjatë natës dhe shpëlaje në mëngjes.

Kujdes! Ashtu si mjalti që nuk është gjithmonë i njëjtë, ashtu ndodh edhe me puçrrat e fytyrës, për fat të keq. Mjalti është shumë i mirë për të luftuar bakteret. Pra, nëse aknet janë shkaktuar nga bakteret, mjalti do të të ndihmojë për t’i zhdukur ato nga fytyra. Por në qoftë se puçrrat shkaktohen nga hormone, ilaçet apo dietat, atëherë mjalti do të ndihmojë për t’i neutralizuar, por jo për t’i zhdukur. Megjithatë, mjalti dhe kanella janë kombinimi ideal për të përmirësuar pamjen, të paktën tri ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat