Pesë këshilla që i duhen çdokujt që është i punësuar

Life style

Pesë këshilla që i duhen çdokujt që është i punësuar

Më: 16 mars 2022 Në ora: 18:37
Ilustrim

Stresi në punë është pjesë e përditshmërisë tonë. Telefonatat e vazhdueshme, afatet, atmosfera e tensionuar dhe situata të tjera shterojnë energjinë.

Presioni që kjo krijon padyshim që do të ulë produktivitetin. Për të qenë në gjendje të përfundoni të gjitha detyrat, duhet të gjeni një mënyrë për t’u çlodhur.

Masazhoni ballin

Masazhoni skajet afër pjesës së flokëve me lëvizje të buta, të ngadalta dhe rrethore. Masazhoni për rreth 3 minuta, por bëni kujdes që të mos bëni lëvizje agresive.

Mos e kontrolloni emailin çdo 5 minuta

Prisni të paktën një orë përpara se të rifreskoni faqen kryesore të emailit. Mund të mos tingëllojë shumë inovative, por do të habiteni kur të filloni ta zbatoni këtë këshillë, tensioni juaj do të jetë shumë më i ulët.

Hapësira e punës

Hapësira e punës duhet të jetë e rregullt. Por gjithashtu psikika juaj do të ndikohet ndjeshëm nëse mbani afër një bimë. Shtoni në hapësirën tuaj elementë që lidhen me lumturinë, pozitivitetin dhe gjërat e bukura.

Bëni një shëtitje

Në vend të kafesë dhe një pushimi për cigare, shfrytëzojeni kohën për një shëtitje. Studimet kanë treguar se ecja relakson mendjen dhe përmirëson aftësitë njohëse.

Muzika

Një melodi qetësuese do t’ju qetësojë mendjen. Me kufje në vesh, nuk do të shqetësoni askënd dhe do të jeni më rehat. Pas punës, përpiquni të ecni, meditoni apo lexoni libra. Kaloni sa më shumë kohë në natyrë. Pavarësisht nëse jeni të vetëdijshëm apo jo, të gjitha këto teknika do t’ju “shkarkojnë” stresin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat