17 fakte që duhet të dish patjetër për vaginën

Life style

17 fakte që duhet të dish patjetër për vaginën

Më: 29 mars 2022 Në ora: 06:48
Foto ilustrim

E njihni mjaftueshëm organin tuaj? Domethënë, e keni idenë se çfarë ndodh aty? Shumica nuk e dinë dhe për këtë, ju sjellim disa fakte interesante që të gjithë duhet ti lexojnë, veçanërisht gratë vetë të cilat duhet të informohen se si funksionon vagina e tyre.

Gjatë marrëdhënieve, vagina mund të zgjerohet dy herë më shumë sesa normalja. Zgjerimi mesatar është 8 deri në 10 cm. Por gjatë seksit mund të shkojë 20 cm. Kjo ndodh për shkak të procesit të quajtur Tenting vaginal, që ndodh gjatë aktivitetit seksual. Kur gratë eksitohen ose përgatiten për marrëdhënie, rritet tensioni muskulor në trup, kjo bën që mitra të tërhiqet më lart, duke krijuar më shumë hapësirë vaginale.

Pastrohet vetë.Duhet thënë se vagina është projektuar për të pastruar veten përmes sekrecioneve të saj, që përmban baktere të mira të cilat e mbrojnë organin.

Shkarkimet e ciklit menstrual. Ndryshimet e ciklit apo sasia e shkartkimeve japin shenja paralajmëruese: Ndryshimi në ngjyrë i menstruacioneve, aromë e pakëndshme, sekrecione të mëdha, kruarje e vaginës ose dhimbje në legen dhe stomak dhe gjakderdhje e papritur.

Ka muskuj që duhet të stërviten. Ashtu si pjesë të tjera të trupit, edhe vagina ka muskujt e saj. Muskujt vaginorë mund të forcohen me stërvitje

Myku Myku është i zakonshëm për të pakten 3 nga 4 gra. Ata sulmojnë bakeret e mira që më pas shkaktojnë candidën. Kjo zakonisht prek gratë, por edhe burrat pasi mund të ngjitet me anë të kontaktit seksual.

Neo Vagina e transeksualëve, e krijuar me lëkurë të penisit. Neo vagina, ose vagina e transeksualeve është e krijuar me anë të kirurgjisë, nga lëkura e penisit. “Mikroflora (bakteret) e neo-vaginës janë shumë komplekse duhet të përcaktohet rëndësia klinike. Prandaj, është shumë e vështirë për të dhënë këshilla të përshtatshme për higjienën optimale vaginale në gratë trans-seksuale.

Pika G. Pika G është momenti kulminant i kënaqësisë së femrës. Origjinën se pse e ka marrë emrin Pika G gjendet në një libër të viteve 80-të. Ajo u zbulua fillimisht nga studiuesi gjerman Ernest Grafenberg, i cili e tregoi zbulimin në një letër të shkruar në vitin 1950. Ai tregoi për zonën shumë të ndjeshme duke u shprehur se përmes frontit të murit vaginal, kontakti apo fërkimi jep kënaqësinë, jo vetëm penetrimi por edhe stimulimi. Më pas ndodh ejakulimi femëror.

Ejakulimi: Ejakulimi mashkullor është nxjerrja e lëngut seminal, ndërsa lëngu gjatë shkarkimit të asaj që quhet squirting tek femrat përbëhet më shumë nga urina.

Kontraceptivët janë mbrojtja më e mirë kundër sëmundjeve seksualisht të trasnmetueshme. Ata kanë deri në 98% efekt në parandalimin e shtatzënive nëse përdoren ashtu si duhet. Por përdorimi i tyre është pak më i komplikuar sesa thjesht një llastik. IST mund të trasnmetohet edhe nëpërmjet seksit oral/ apo vaginal. Kështu që është mirë që të dy partnerët të kontrollohen para se të bëjnë hapin pa kontraceptiv.

Klitori. Pjesa më e ndjeshme e vaginës është klitorisi, që ndodhet jashtë hapjes vaginale. Gjatë seksit penetrues, penisi vjen në kontakt me muret e vaginës. Statistikisht, meshkujt kanë më shumë gjasa tëpërjetojnë orgazmën gjatë depërtimit vaginal, ndërsa gratë kanë më shumë gjasa të kenë një orgazmë kur kryejnë një sërë aktesh seksuale, të cilat përfshijnë pënetrimin apo seksin oral.

Vagina ndryshon nga një grua tek tjetra. Secila grua ka vaginë të ndryshme, me ngjyra të ndryshme, madhësi të ndryshme etj.

Infeksionet: Infeksionet e vaginës janë infeksione të zakonshme të shkaktuara nga lagështia dhe temperatura. Edhe veshjet ndikojnë shumë. Nëse në palestër djersin shumë, ndërkohë që organi ka temperaturë të ngrohtë gjatë gjithë kohës krijon infeksionin.

Ekzistojnë disa ?fletë të holla? që vijojnë hapjen e vaginës. Të njohura si gjëndrat uretale, gjendrat e Skenes dhe Bartolini, në përgjithësi mblojnë pjesën e mureve të vaginës. Në kohën kur gruaja stimulohet seksualisht, krijohet më shumë lagështirë.

Ka një rrezik të lartë të dëmtosh klitorin nëse masturbohesh shpesh. Për shkak se muskujt tendosen, kërkohët stimulim shumë më i fortë për të arritur pikën G dhe kjo gjë mund të lëndojë në mënyrë të pavetëdijshme klitorin. Edhe pajisjet si vibratori etj janë rrezik nëse përdoren shumë shpesh.

Ovulacion. Gjatë ovulacionit, mukusi ndryshon. Do jetë një lloj mukoze ngjitëse, që vjen nga qafa e mitrës.

Aroma: Vagina ka një aromë të veten. Edhe nëse pastrohet shpesh, ka një lloj arome, sigurisht jo të keqe por karakteristike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat