Zbulo nëse je (ose jo) i mërzitshëm

Life style

Zbulo nëse je (ose jo) i mërzitshëm

Më: 2 prill 2022 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Vazhdimisht bëhen kërkime për të zbuluar dhe shpjeguar faktorët që bëjnë dikë "të mërzitshëm". Asnjëri prej nesh nuk do të jetë i tillë, por ka disa cilësi personale, zotime dhe hobi të caktuara që lidhen me këtë lloj steriotipi.

Njerëzit e mërzitshëm kanë tendencën të krijojnë barriera sociale me ata që i rrethojnë dhe në këtë mënyrë, dëmtojnë vetë cilësinë e tyre të jetës. 

Po si ta kuptosh nëse je ose jo i mërzitshëm?

Sipas studimeve të kryera ka rezultuar thuajse i njëjti përfundim: Njerëzit e mërzitshëm kanë tendenca të kenë shumë pak interesa, përsërisin të njëjtat shaka dhe histori të vjetra, ankohen gjatë gjithë kohës dhe shfaqin zero interes për jetën/problemet e të tjerëve. 

Thënë ndryshe, të gjithë këta i bashkojnë cilësitë në vijim:

- Nuk ke hobi (ke vetëm 1) dhe s'tregon interes/kuriozitet për gjërat që të rrethojnë.

-Nuk ke sens humori dhe as nuk e pranon me të tjerët.

-Ke mungesë opinionesh

-Ke tendenca për të qenë negative në një bisedë dhe ankohesh gjithë kohës

- Flet shumë, por je dëgjues i keq

-Të mungon kreativiteti dhe ambicia

Pra, nëse je një financier që ankohesh shumë, që s'njihesh për sens humori dhe nuk bën kurrë asnjë batutë, bëj kujdes!

Po çfarë pasojash ka të qënit i mërzitshëm?

Njerëzit që kategorizohen si "të mërzitshëm" perceptohen si të ftohtë dhe më pak kompetentë krahasuar me ata që janë interesantë. Patjetër që si të gjitha studimet edhe ky ka përjashtimet e tij. 

A mund të "shpëtoni" nga të qënit i mërzitshëm?

Fatkeqësisht të qënit i tillë ka goxha kosto serioze sociale. Shumica e njerëzve do të tentojnë t'ju shmangin dhe mund të zgjedhin të mos kalojnë kohë me ju, gjë e cila ndikon negativisht tek aftësia për të mbajtur dhe ruajtur raporte shoqërore apo romantike. Sado e pakënaqshme për t'u thënë, hapi i parë drejt "shërimit" është ta pranoni dhe të vendosni ca strategji për të zhvilluar më tej veten. Si të prezantoheni ndryshe? 

Profesioni dhe sensi juaj i humorit mund të jetë i vështirë për t'u ndryshuar, por sigurisht që mund të punoni për të qenë një dëgjues më i mirë, të ankoheni më pak dhe ndoshta të mos mburreni shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat