Shenjat që ju ndihmojnë të kuptoni nëse vendi i punës përshtatet me tipin tuaj

Life style

Shenjat që ju ndihmojnë të kuptoni nëse vendi i punës përshtatet me tipin tuaj

Më: 5 prill 2022 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Vendimi për të ndërruar vendin e punës s'është kurrë i lehtë, por para se t'ju pushtojë paniku nëse jeni në një moment të tillë, kujtoni që ndryshimi është gjithnjë i mirë! 

Sidoqoftë, një pjesë e mirë njerëzish konceptin e një vendi të mirë pune e lidhin me ndikimin që ky vend ka në gjendjen e tyre emocionale. Jo gjithnjë ambientet ku punojmë lidhen me personalitetin dhe psikologjinë tonë, duke na e bërë dyfish të lodhshme rutinën. Si mund ta kuptoni këtë? Referuar studimeve psikologjike, disa lloje vendesh pune që janë mbytëse për personalitete të caktuara.

1. Vendet e punës që fokusohen vetëm tek fitimi

Ka disa vende pune, filozofia e të cilave është e fokusuar totalisht tek produktiviteti, përfitimet dhe performanca e punonjësve duke i kushtuar fare pak vëmendje mirëqënies së punonjësve, ndërveprimet mes njerëzve apo përgjegjësisë sociale.

2. Ambientet mikro-menaxheriale, me nivel të lartë stresi

Ky vend pune është i pashëndetshëm për shumicën e njerëzve pasi mungon autonomia një nga elementët kryesorë për mirëqënien e punonjësve. Të tilla ambiente të mbajnë gjatë gjithë kohës në stres dhe pasiguri pasi i mungon organizimi dhe menaxhimi i mirë. 

3. Pozicionet "punë nga shtëpia"

Fillimisht të punosh nga shtëpia duket qejf, derisa me kalimin e kohës kthehet papritur në makth. Gjatë një studimi të fundit u vu re se një pjesë e mirë njerëzish nisën të praktikonin zakone të këqija si konsumimi i alkoolit gjatë orëve të punës, lodhje e parakohshme, Netflix në orar të punës apo një gjumë i shkurtër. Të tilla pozicione reduktojnë aftësinë për të qenë të disiplinuar apo social me kolegët. Jo rastësisht, ky pozicion është më problematik për njerëzit ekstrovertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat