5 dhuratat që njerëzit urrejnë t’i marrin

Life style

5 dhuratat që njerëzit urrejnë t’i marrin

Më: 6 prill 2022 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

E dimë që rëndësi ka mendimi. E dimë edhe që dhuratat i pranon edhe mbreti. Dakord, qëndron. Kjo është arsye pse shumë njerëz vështirë të thonë një dhuratë specifike të cilën nuk e preferojnë, sepse janë mirënjohës dhe e vlerësojnë.

E megjithatë, një sondazh i Consumer Reports hodhi një vështrim  të përgjithshëm se cilat janë dhuratat tona më pak të preferuara. Hidhini një sy listës me 5 dhuratat që morën pak më shumë mospëlqime nga njerëzit.

5 – Artikuj kuzhine

Problemi është se shumica e pajisjeve të kuzhinës janë pikërisht pajisje kuzhine dhe shumë njerëz thjesht nuk shpenzojnë kohë të mjaftueshme në kuzhinë për të shijuar shtrydhësen e frutave apo kubet e akullit në formë ylli.

4 – Libra

E vërtetë, pak e çuditshme kjo! Ndoshta sepse jo të gjithë kanë kohë (ose dëshirë) të lexojnë libra. Shtojmë këtu edhe faktin që mund të jetë një libër që e kanë në bibliotekë ose një libër të cilin nuk do ta lexojnë kurrë. Megjithatë ne themi të rrezikoni nëse e njihni mjaftueshëm që të dini se çfarë lexon.

3 – Zbukurime për shtëpinë

Qirinj, korniza fotografish dhe tabela me shkronja janë gjithashtu dhurata jo fort mbresëlënëse. Ata që adhurojnë dekorin e shtëpisë, me siguri kanë çdo gjë kështu që dhurata mund të jetë thjesht e panevojshme.

2 – Lule/bimë

Një dhuratë e zakonshme, lulet dhe bimët duken bukur, por kërkojnë pak mirëmbajtje dhe shpesh do të thotë se dhurata është jetëshkurtër.

1 – Pije alkoolike

Duket si dhurata e pëlqyeshme apo jo? Epo ja që nuk është sepse pothuajse të gjithë kanë një të preferuar dhe me gjasë nuk do të jetë ajo që keni blerë ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat