“Plakja nuk është gjithmonë sinonim i pjekurisë”

Life style

“Plakja nuk është gjithmonë sinonim i pjekurisë”

Më: 12 prill 2022 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

“Jeta në çdo moshë është një surprizë e mrekullueshme”. 

“Jam 80 vjeç dhe ju siguroj – juve që jeni më të rinj se unë – që kur të arrini në moshën time, nuk do tëndjeni diferenca. Diferenca ndihet vetëm kur nuk jetohet, kur nuk e do jetën, kur nuk dëshiron të bësh mëdiçka të re. Por nëse mbetesh i kapur pas bukurisë së miqësisë, të dashurisë, të muzikës, të detit dhe poezisë, jeta tëdhuron përherë surpriza. Në moshën time ndihen më tepër sëmundjet, sigurisht, por nëshpirt nuk ka diferenca”. 

“Dashuria nuk ndryshon asnjëherë. Kur dikush dashurohet, nuk ka rëndësi mosha. Ndoshta ndryshon tërheqja fizikë apo aktiviteti seksual, por nga ana emocionale, dashuria është akoma më e fortë në moshën 50-60 vjeçare. Unë kam parë e kam njohur persona të dashuruar në moshën 70 vjeçare, të dashuruar realisht. Nga ato lloj dashurish që kur nuk e ke pranë personin që do, ndihesh keq. Nga ana tjetër, dashuria është kështu: nevojë e vazhdueshme, dëshirë për ta pasur personin tjetër pas vetes. Dhe personat mbi 50 vjeç kanë po të njëjtin disponibilitet në dashuri si më të rinjtë”. 

“Plakja nuk është gjithmonë sinonim i pjekurisë. Por është më e lehtë që personat 50 vjeçarë të jenë mëtëkulturuar, me më tepër bagazh. Mua më pëlqen jashtë mase të këndoj përpara personave mbi 40-50 vjeç, pasi ata e ndiejnë muzikën dhe krijohet një empati e fortë gjatë atyre momenteve”. 

“Sigurisht që nuk mund të bëhen përgjithësime, ka 50 vjeçarë dhe 50 vjeçarë. Ka nga ata, psh, që ështëmë mirëtë mos u këndosh asgjë, pasi nuk i kuptojmë mesazhet e këngëve. Unë mendoj se mentaliteti i një50 vjeçari, qësot për sot konsiderohet si një person i ri, është më i përgatitur për t’i kuptuar tekstet, metaforat dhe të vërtetat e emocioneve të atij që këndon. Personat mbi 50 vjeç nuk gënjehen lehtësisht. Ata janë më të përgatitur për tëhyrë në një botë me emocione, që nuk është e lehtë për djemtë më të rinj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat