Një truk për pastrimin e tepihut që nuk e keni provuar më parë

Life style

Një truk për pastrimin e tepihut që nuk e keni provuar më parë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Largon qimet më mirë se çdo fshesë me korrent

Sophie Hinchliffe ka zbuluar në Instagram një truk që ka gëzuar shumë përdorues të Instagramit që kanë probleme me pastrimin e tepihut.

Ajo zbuloi se tapeti mund të pastrohet me fshirëse gome për larjen e dritareve.

Sophie e tërhoqi lehtë fshirësen në sipërfaqen e tepihut, duke nxjerrë qime dhe pluhur nga tepihu. Shumë shpejt e kopjuan veprimin e saj dhe ishin të kënaqura me rezultatet.

“Mendova se tepihu im ishte i pastër derisa e provova këtë truk. Sonte do t’i pastroj të gjithë tepihët e shtëpisë në këtë mënyrë”, ka shkruar një përdoruese e Instagramit.

Përdoruese të tjera kanë shkruar se fshirësja e dritareve të tyre do të jetë partnerja më e madhe në pastrimin e shtëpisë tani e tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat