Nëse doni që depilimi me brisk gjatë verës të zgjasë sa më shumë, bëni gjithmonë këto 4 gjëra

Life style

Nëse doni që depilimi me brisk gjatë verës të zgjasë sa më shumë, bëni gjithmonë këto 4 gjëra

Më: 26 prill 2022 Në ora: 17:01
Ilustrim

Ndonëse është metoda më pak e dhimbshme më pak e kushtueshme dhe ajo që kërkon më pak kohë, depilimi me brisk nuk është aq i preferuar nga femrat për të vetmen arsyet që qimet dalin brenda ditës. Brisku nuk i shkul qimet me rrënjë, por vetëm i pret ato duke bërë që këto të fundit të dalin edhe më të errëta edhe më të forta dhe brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndoshta janë edhe gabimet tuaja ato që përkeqësojnë situatën, ndaj Living do të ndajë me ju me poshtë 4 truket që do të zgjasin depilimin me brisk.

1. Bëjini scrub lëkurës një ditë përpara se të depiloni qimet me brisk: Nëse do t’i hiqni qimet në darkë, ajo që duhet të bëni herët në mëngjes është të eleminoni të gjitha shtresat e vdekura të lëkurës me një skrab të përgatitur në shtëpi, (sheqer+ vaj ulliri).

2.Sigurohuni që heqjen e qimeve me brisk ta bëni gjithnjë pas dushit ( ose këmbët të jenë krejtësisht të lagura): Nxehtësia dhe lagështia që ndërton në lëkurë ndihmon zbutjen e lëkurës dhe qimeve, duke i bërë më të lehta për t’u hequr.

3.Zgjidhni një brisk në tehet e të cilit ka xhel hidratues: Kryesisht të gjithë brisqet për femra kanë përbërës hidratues që ta bëjnë depilimin sa më pak të dhimbshëm .

4.Pas depilimit për të shmangur krijimin e pikave të kuqe apo puçrrave hidratoni lëkurën me krem apo vaj: Më së shumti rekomandohen produktet vajore si kokosi, argan ose vaj ulliri që jo vetëm hidratojnë lëkurën por e zbusin, e ushqejnë dhe i japin shkëlqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat