3 arsye pse duhet të urinoni në dush

Life style

3 arsye pse duhet të urinoni në dush

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Ka dy lloje njerëzish – ata që urinojnë në dush dhe ata që bërtasin të tmerruar nga vetë mendimi për këtë.

Sado e çmendur që tingëllon, urinimi në dush në fakt mund të ketë përfitime të caktuara, kështu që herën tjetër kur bëni dush nuk keni nevojë të ndiheni fajtorë apo për këtë.

Këtu janë tre përfitimet kryesore të urinimit në dush.

Ështe ekonomike

Nëse dëshironi të ulni faturën tuaj të ujit, atëherë mund të provoni të urinoni në dush. Sa herë që shpëlani tualetin, harxhoni rreth 10 litra ujë. Teksa kjo mund të mos tingëllojë shumë, në të vërtetë është shumë ujë në planin afatgjatë, pasi mund të shtojë deri në qindra litra në një muaj. Pra, në vend të kësaj, urinoni në dush pasi harxhon më pak ujë. Kjo, nga ana tjetër, do të thotë fatura më të vogla të shërbimeve. Bilanci juaj bankar dhe sistemi i ujërave të zeza do t’ju falënderojnë.

Është miqësore me mjedisin

Një person mesatar mund të përdorë më shumë se 50 litra ujë për sa i përket shpëlarjes pasi urinon. Kjo do të thotë se në vetëm një vit, një person mesatar përdor rreth 15 mijë e 330 litra ujë tualeti. Dhe nëse i shtrini këto shifra në popullsinë e SHBA-së, do të thotë që njerëzit gjuajnë afërsisht 5 trilion litra ujë çdo vit. Dhe nëse e aplikoni këtë në vendet e tjera të botës? Megjithatë, urinimi në dush do ta reduktonte në mënyrë dramatike këtë numër. Kjo do të thotë që në vetëm një vit, do të kurseni deri në 2190 litra ujë tualeti. Duke e ekstrapoluar këtë për të gjithë popullsinë amerikane, kjo është 699 miliardë litra ujë të kursyer. Në planin afatgjatë, kjo mund të bëjë një ndryshim masiv për botën dhe mjedisin.

Është më higjienike

Teksa kjo mund të tingëllojë si diçka e çmendur, urinimi në dush mund të jetë në fakt më i pastër se përdorimi i tualetit. Zyrtarët shëndetësorë pranojnë se përdorimi i ujit funksionon shumë më mirë sesa përdorimi i letrës së thjeshtë higjienike. Gjithashtu, disa të famshëm si Madonna pohojnë se urinimi në dush mund të kurojë infeksione kërpudhore. Gjithashtu, askush nuk mund ta mohojë se urinimi në dush është i thjeshtë dhe i përshtatshëm.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat