A dini të manifestoni? Si t'ia arrini qëllimit duke manifestuar siç duhet

Life style

A dini të manifestoni? Si t'ia arrini qëllimit duke manifestuar siç duhet

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Manifestim do të thotë "kërko dhe do të marrësh", por ndonëse e dëgjojmë shpesh a dimë sesi t'i manifestojmë gjërat që duam? 

Eshtë shumë më e thjeshtë nga sa mendoni. Fillimisht duhet thjesht të dini fiks çfarë doni dhe përse e doni. Përshembull, dëshira e momentit mund të jetë një fundjavë në Santorini teksa sheh perëndimin me një Aperol Spritz në dorë... Ndryshe nga kuleta juaj, manifestimi s'njeh limite, prandaj futjuni punës dhe provojeni. Manifestimi është shumë më tepër sesa thjesht të menduarit pozitivisht, është stil jetese!

Si duhet të veproni për të manifestuar siç duhet?

Tregohuni specifik

Për t'i kërkuar universit t'ju plotësojë çfarë ju doni, si fillim duhet ta dini mirë vetë- ekzaktësisht çfarë doni. Harrojini ëndrrat në diell dhe tregohuni të saktë në dëshirën që shprehni. Përfytyrojeni tamam përshembull makinën që doni- çfarë ngjyre do ta donit? Po nga brenda si do të donit të ishte? Vendosni gjithashtu disa afate kohore kur do të dëshironit fiks çelësat në duart tuaja dhe manifestojeni çdo moment. 

Vizualizoni

Kur vjen puna tek manifestimi, të shohësh do të thotë të besosh. Gjithçka që imagjinoni dhe doni t'ju realizohet filloni ta vizualizoni. 

Shkruajeni diku dëshirën tuaj

Nëse një dëshirë e shkruani rreth 50 herë diku, universi ka më shumë gjasa t'jua plotësojë. Procesi i shkrimit është i ngjashëm me krijimin e një kontrate me universin. Pra ti do me çdo kusht ta arrish këtë objektivë dhe kërkon pak mbështetje prej universit. 

Jetoje qëllimin që ke çdo ditë

Duke e vizualizuar meditimin ti e bën shumë më reale gjithë këtë. Thuaj me zë të lartë që do të blesh një shtëpi dhe pastaj mbyll sytë. Imagjino si do të duket shtëpia, ku do ta vendosësh pikturën tënde të preferuar. Madje imagjino edhe mamin ose gjyshen teksa gatuan për të gjithë ju.

Vepro

Manifestimi nuk mbaron me imagjinatën. Duhet të veproni! Ju jeni rezultati i punës suaj, i njerëzve me të cilët e rrethoni veten, i mënyrës sesi jetoni, etj. Nëse mendoni që doni të kaloni një vit eksperiencë në Japoni, filloni merrni ca hapa të vegjël për ta bërë të mundur: kërkoni në internet për mundësi punësimi/shkolle, shihni ç'bëhet me apartamentet në Tokyo, pyesni njerëz që jetojnë atje për jetën e përditshme, etj, etj. Të gjitha këto ju afrojnë më shumë si pa e kuptuar. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat