Si të pastroni ekranin e telefonit pa e dëmtuar

Life style

Si të pastroni ekranin e telefonit pa e dëmtuar

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 18:54
Ilustrim

Me siguri keni dëgjuar se telefonat përmbajnë më shumë baktere sesa tualetet. Epo, është e vërtetë. Duke pasur këtë parasysh, ju duhet ta dezinfektoni rregullisht këtë pajisje që prek lëkurën tuaj disa herë gjatë ditës.

Pastrimi i telefonit ju ndihmon për të zgjatur jetëgjatësinë e tij, por sa shpesh duhet ta pastroni atë?

Idealisht, duhet ta pastroni telefonin të paktën një herë në ditë, duke ndjekur manualin e tij për udhëzimet e pastrimit. Pastrimi i pajisjes në mënyrë të gabuar (si për shembull, përdorimi i alkoolit dhe i facoletave) mund të heqë veshjet mbrojtëse të ekranit. Ka disa artikuj më të sigurt që shërbejnë për pastrimin e ekranit të telefonit.

Më poshtë gjeni disa nga këshillat më të zakonshme për të pastruar telefonin nga mikrobet dhe bakteret në mënyrën e duhur, veçanërisht për pajisjet rezistente ndaj ujit.

Përdorni peceta dezinfektuese, ose solucionin e duhur me bazë alkooli

Nëse prekni telefonin pasi keni prekur dorezën e një dere në një ambient publik, mendimi i parë mund të jetë që ta pastroni atë me alkool. Mos e bëni këtë.

Përdorimi i drejtpërdrejtë i alkoolit mund të heqë veshjet oleofobike dhe hidrofobike që pengojnë vajin dhe ujin që të dëmtojnë ekranin e telefonit dhe portat e tjera.

Disa faqe në internet këshillojnë që të krijoni vetë një përzierje alkooli dhe uji, por është thelbësore që përzierja të ketë përqendrimin e duhur të alkoolit. Në të kundërt, mund ta dëmtoni telefonin.

Zgjedhja më e sigurt është përdorimi i pecetave dezinfektuese që përmbajnë 70% alkool izopropil për të pastruar ekranin e telefonit. Përpara pandemisë, udhëzimet ishin për të mos përdorur peceta dezinfektuese në ekranet e telefonit, por Apple thotë se mund të përdoren Clorox Wipes dhe produkte të tjera me përqendrime të ngjashme.

Udhëzimet e pastrimit nga AT&T këshillojnë që “të spërkatni një dezinfektues pa veti gërryese ose me bazë alkooli (70% izopropil) drejtpërdrejt në një leckë të butë pa garzë dhe të fshini pajisjen të fikur dhe të shkëputur nga priza”. Samsung thotë gjithashtu se mund të krijoni një solucion me bazë alkooli, me 70% etanol ose alkool izopropil, dhe ta aplikoni atë me një leckë mikrofibër.

Një tjetër mundësi për pastrimin e përditshëm të ekranit të telefonit është investimi për një dritë UV, siç është PhoneSoap. Kjo kompani e dritës UV pretendon se produkti i saj vret 99,99% të mikrobeve dhe largon bakteret.

Largoni gjurmët e gishtërinjve me një leckë mikrofibër

Njollat e gjurmëve të gishtërinjve janë të vështira për t’u parandaluar, sepse lëkura juaj prodhon vazhdimisht vajra. Kjo do të thotë se çdo herë që merrni telefonin në dorë, ai do të bëhet me gjurmë gishtash. Mënyra më e sigurt dhe më efektive për të pastruar ekranin është nëpërmjet një lecke mikrofibër.

Nëse ekrani është ndotur shumë dhe duhet pastruar me patjetër, përdorni ujë të distiluar për të lagur leckën mikrofibër dhe më pas pastroni ekranin, por shmangni derdhjen e ujit direkt në ekran.

Kjo metodë mund të përdoret edhe për pjesën e pasme dhe ato anësore të telefonit. Mund të provoni edhe një stiker për pastrimin e ekranit me mikrofibër, të cilin mund ta ngjisni në pjesën e pasme të telefonit dhe mund ta nxirrni kur ju duhet që ta fshini atë.

Hiqni rërën dhe papastërtitë nëpërmjet kësaj metode me shirita ngjitës

Papastërtitë dhe rëra mund të mbeten në portat e vogla të telefonit dhe në zonat ku ekrani takohet me pjesën kryesore të tij. Mënyra më e mirë për të hequr rërën dhe papastërtitë nga këto zona janë Scotch Tapes. Ju mund t’i vendosni ato në portat dhe në altoparlantin e telefonit. Ngjitësja e shiritit do të nxjerrë jashtë çdo papastërti, ose rërën që mund të ketë ngecur në telefon.

Fshini grimin nga ekrani i telefonit me një leckë të lagur

Kur keni vendosur grim dhe duhet të bëni një telefonatë, një pjesë e tij do të mbetet në ekranin e telefonit. Pastruesit e grimit për të hequr grimin nga fytyra çdo natë nuk duhet t’i përdorni si pastrues për ekranin, për shkak të disa kimikateve të dëmshme që mund të kenë në përbërje.

Në vend të kësaj, mund të merrni pastruesin e grimit të telefonit tuaj, siç është Whoosh. Kompania pretendon se produkti i saj është i sigurt për të gjitha ekranet dhe nuk përmban alkool, klor, amoniak ose fosfate që mund të dëmtojnë veshjet e ndryshme të ekranit. Mund të përdorni edhe një leckë të lagur me mikrofibër dhe më pas të shpëlani leckën.

Përdorni një shishe spraj për të spërkatur leckën, në vend që ta lagni atë tërësisht me ujë. Sa më pak ujë, aq më mirë.

Si të pastroni telefonat rezistentë ndaj ujit

Nëse keni një telefon rezistent ndaj ujit, të vlerësuar me IP67 e lart, mund ta shpëlani atë me ujë.

Megjithëse këta telefona, si për shembull iPhone 13 i ri dhe telefonat Galaxy S, mund t’i rezistojnë zhytjes në ujë deri në 30 minuta dhe deri në 1 metër thellësi, do të ishte një ide shumë më e mirë nëse përdorni një leckë të lagur për të pastruar telefonin. Më pas, thajeni telefonin me një leckë të thatë dhe të butë, për të hequr ujin.

Fshini me kujdes të gjithë altoparlantët dhe portat e telefonit.

Zhytja e telefonit në ujë ose shpëlarja nën një rubinet do të fusë ujë në portat e tij. Ju nuk mund ta rikarikoni atë derisa porta e karikimit të thahet plotësisht dhe kjo gjë mund të marrë pak kohë.

Mos harroni, një telefon rezistent ndaj ujit është më shumë për t’ju qetësuar ju në rast të një aksidenti, dhe jo për shpëlarjen e qëllimshme të tij me ujë.

Shmangni këta artikuj kur pastroni telefonin

Dezinfektuesit e duarve
Pastruesit e xhamave të dritareve
Pastruesit e lavapjatës së kuzhinës
Facoletat
Alkoolin
Pastruesit e grimit
Ajrin e kompresuar
Sapunin e enëve dhe sapunin e duarve
Uthullën / CNET

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat