Sekreti për një martesë të lumtur? Pini alkool së bashku

Life style

Sekreti për një martesë të lumtur? Pini alkool së bashku

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri, çiftet priren të jenë më të lumtur kur pinë së bashku. Studimi, i botuar në Journals of Gerontology, shqyrtoi të dhënat për më shumë se një dekadë, nga një kampion prej 4,864 pjesëmarrësish të martuar. Ata ishin mbi 50 vjeç, me një martesë mesatare prej 33 vjetësh.

Studimi zbuloi se të dy partnerët që pinin në të njëjtat raste ishin më të lumtur se partnerët në një çift, ku njëri pinte dhe tjetri jo. Sasia që pinin njerëzit ishte më pak e rëndësishme nëse të dy partnerët kishin të njëjtin zakon për të pirë apo jo, raportojnë studiuesit në Journals of Gerontology.

“Ne nuk po sugjerojmë që njerëzit të pinë më shumë ose të ndryshojnë mënyrën e pijes, tha autorja e studimit Dr. Kira Birditt.”Ne nuk jemi të sigurt pse po ndodh kjo,” tha ajo për Reuters Health, “por mund të ndodhë që çiftet që bëjnë aktivitete të përbashkëta të kenë cilësi më të mirë martesore.”

Me fjalë të tjera, pirja mund të mos jetë arsyeja e vetme që ata po shkojnë mirë, tha Birditt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat