Hëna e plotë në Dash: Zbulo ç’do të sjellë në shenjën tënde

Life style

Hëna e plotë në Dash: Zbulo ç’do të sjellë në shenjën tënde

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Hëna e plotë simbolizon çlirimin nga e shkuara dhe vendimet që na mbajnë peng, por ç’do të sjellë saktësisht në shenjën tënde?

Dashi

Si u dukesh të tjerëve, i dashur Dash? Gjatë kësaj ngjarjeje qiellore, duhet me patjetër të rishohësh miqësitë dhe raportet me njerëzit. Nëse ato janë të njëanëshme, është momenti t’i lësh në të shkuarën.

Demi

Mendojmë se trupi dhe mendja jote e kanë shkëputur lidhjen hyjnore, sepse ti i ke lënë frikërat të të dominojnë dhe i ke zhytur thellë ndjesitë e tua.

Është momenti të përballesh dhe të meditosh, në mënyrë që mendja, trupi dhe shpirti të jenë në sinkron.

Binjakët

Mos të duhet një detoks social? Është mahnitëse mënyra se si ti shprehesh dhe krijon miqësi në përditshmëri, por energjia po të shteron. Hyr në botën tënde dhe rikarikohu.

Gaforrja

Së pari, ke kaq shumë kurajo dhe ne jemi krenarë për ty.

Së dyti, nëse po kërkon ndryshime në karrierë, mos hezito në asnjë moment të shprehësh kreativitetin tënd!

Luani

Kthehu pas në kohë dhe shih çfarë të ndihmoi për t’u zhvilluar. Të gjitha përvojat e mëparshme do të të ndihmojnë edhe tani.

Virgjëresha

Shumë ndryshime po ndodhin përreth dhe normalisht, po përballesh me një periudhë konfuze. Merr kohën tënde, kthjellohu dhe kupto që të gjitha shenjat janë në të njëjtin rrugëtim si ti.

Peshorja

Sa më shumë të përqendrohesh te vetja, aq më shumë do të shkëlqesh. Nëse pëlqen dikë, është çasti perfekt t’i shkruash dhe ta ftosh për një kafe/pije/drekë/darkë. Mos u shqetëso për refuzimin, fokusohu te ndjesitë pozitive.

Akrepi

Ti ndoshta do që të fshihesh në shtëpi, por botës i duhet prezenca jote. Shumë njerëz, ftesa, punë të presin gjatë kësaj periudhe. Lajmi i mirë është se mund të përzgjedhësh ku do të shkosh.

Shigjetari

Kjo periudhë i hedh sytë nga dashuria. Marrëdhënie potenciale do të jenë gati për ty, por pyetja është: “Do e kapësh momentin, apo thjesht do e lësh të shkojë?”.

Bricjapi

Ç’të duhet tani? Të bësh paqe me familjarët dhe me të afërmit e tu. Gjej kohën për t’u qëndruar pranë, pavarësisht fiksimit që ke për punën.

Ujori

Komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Mundohu të thuash mendimin tënd, ama me tonin e duhur. Nëse të bëhet padrejtësi, mos hezito të flasësh.

Peshqit

Në procesin e të mësuarit gjëra të reja, mos harro të marrësh kënaqësi. Kjo do të të çojë në më shumë produktivitet dhe rezultate pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat