Arsyeja pse po ju bien flokët pikërisht tani mund të jetë shumë më e thjeshtë nga ç'mendoni!

Life style

Arsyeja pse po ju bien flokët pikërisht tani mund të jetë shumë më e thjeshtë nga ç'mendoni!

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Kur ndryshojnë stinët, ne shpesh mendojmë për dy gjëra: veshjet tona dhe alergjitë. Për disa individë, megjithatë, ky tranzicion mund të çojë gjithashtu në humbjen e flokëve. Ashtu si alergjitë sezonale (ose edhe shqetësimet e lëkurës), një ndryshim i temperaturës vendos "stres" edhe në lëkurën e kokës dhe folikulat, gjë që çon në rënien e flokut. Sigurisht, ka më shumë biologji se kaq. Për një ide më të plotë dhe për të zbuluar si mund ta luftoni këtë shqetësim të përbashkët, lexoni më poshtë:

2 stinë: Pranvera dhe vjeshta

Shumica e njerëzve përjetojnë rënie shtesë të flokëve në vjeshtë. Ndërsa neve zakonisht na bien 10 deri në 100 qime në ditë gjatë muajve më të moderuar të vitit, ky numër mund të arrijë në 150 në vjeshtë.

Arsyeja? Flokët tanë pushojnë në fazën telogjene në verë dhe hyjnë në fazën ekzogjene (ose në fazën e rënies) në vjeshtë - dhe herë pas here në pranverë.

Ndërsa ky fenomen nuk është kuptuar gjerësisht, një studim i vitit 2009 nga studiues zviceranë zbuloi se, nga 823 gra të vlerësuara gjatë gjashtë viteve, më shumë hynë në fazën telogjene gjatë verëst; megjithatë nevojiten më shumë kërkime për lidhjen e vjeshtës me fazën ekzogjene.

Si ta kuptoj se rënia e flokëve nuk vjen nga ndonjë problematikë tjetër?

Zakonisht, do të vini re se rënia nis nga skalpi dhe flokët nuk bien vetëm në një zonë të caktuar. Sidoqoftë, sugjerohet të konsultoheni me një profesionist nëse vini re një rënië të pazakontë të flokëve, për të qenë 100% të sigurt për shkakun.

Thënë këto, nevojiten më shumë studime për lidhjen mes rëniës së flokëve dhe ndryshimit të stinëve.

Rritja e flokeve

Ka një lajm të mirë: Rënia sezonale e flokëve është e përkohshme. Nuk konsiderohet as teknikisht "humbje" - është thjesht një fazë e përshpejtuar e rënies që duhet të largohet brenda disa javësh pas sezonit. Për sa kohë që kujdeseni për flokët dhe hani një dietë të pasur me proteina, flokët e shëndetshëm nuk do të jenë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat