​20 mënyra si të filloni letrën motivuese

Life style

​20 mënyra si të filloni letrën motivuese

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 08:18
Ilustrim

Është i habitshëm numri i punëkërkuese që thonë “E urrej të shkruaj letër motivuese”. Ky dokument aplikimi shpesh shihet si i mërzitshëm dhe dëshira për ta shkruar është pothuajse zero. Mungesa e motivit për ta shkruar bën që si përfundim punëkërkuesit ta kenë në dorë një letër me të cilën nuk krenohen aspak e kjo bën që dëshira të ulet edhe më shumë.

Shumë kompani kanë filluar të mos e kërkojnë më letrën motivuese, por ka ende prej tyre që e kërkojnë, prandaj ne si Akademi Pune, jemi ende ndihma juaj, sepse ka ende forma me të cilat mund ta filloni letrën motivuese, t’i bini në sy punëdhënësit, por edhe të mos mërziteni gjatë atyre minutave.

Disa këshilla hyrëse

Shmangni hyrjen e tepruar: Rekrutuesit janë ngopur me letrat motivuese që fillojnë me fjalitë si “Jam i emocionuar të aplikoj për pozitën…” ose “postimi juaj në... më shtyu që… “.

Jini të gjallë, por të sjellshëm: Sikur ta dini punëkërkuesit se sa ju pëlqen njerëzve të lexojnë gjëra interesante dhe që i bëjnë të buzëqeshin, nuk do t’i përdornin më shabllonet e mërzitshme.

Tregoni çka do t’i sillni kompanisë: Mos e krijoni më përshtypjen, që sapo ta hapë punëdhënësi letrën të thotë “Kjo punë do t’i ndihmonte”, por “Ky person do të bëjë diçka ndryshe”.

Mos u shpërndani: Pavarësisht që dëshironi të bini në sy, paragrafi hyrës duhet të lidhet me punën. Mos filloni duke treguar ndonjë ngjarje që nuk ka të bëjë fare me atë që jeni duke kërkuar.

Mos e përdorni fjalinë: “Atij që po i drejtohem”!

20 hyrje për letrat motivuese

Tashmë që i keni disa këshilla të shpejta se çfarë bëni e çfarë jo, është koha për disa këshilla më të detajuara e pse jo edhe disa shembuj që do t’jua qartësojnë edhe më tutje.

Filloni me pasion

Punëdhënësit janë në kërkim të atyre që e duan punën. Nëse e filloni letrën duke i treguar pasionet tuaja, por gjithnjë duke i lidhur ato me punën, po ia bëni me dije atij që do të jeni punonjës i angazhuar dhe i motivuar për të qenë në hap të punës me të. Thjesht jini të sinqertë dhe realistë!

“U kam dhënë miqve dhe familjarëve këshilla për dukjen që kur kam qenë fëmijë, prandaj vendosa që ka ardhur koha të paguhem për këtë. Kjo është arsyeja pse nuk mund të besoja kur e gjeta një pozitë të hapur në kompaninë tuaj.”

“3 vjet kam provuar role të ndryshme në disa kompani vendore, pas 3 vjetësh më në fund “rash në dashuri në shikim të parë” me pozitën që e kishit hapur. Kjo nuk është vetëm një mundësi për ta bërë punën që dua, por edhe për t’i siguruar prindërit që më në fund kam një punë të vërtetë. Pra, jam bindur me faktin se jam i lumtur të bëj dy gjëra: të shkruaj përmbajtje të mrekullueshme dhe t’ia tregoj atë botës.”

“Jam person që i kontrolloj vazhdimisht burimet e mia në LinkedIn, Facebook, Twitter dhe Instagram. Jam dikush i cili beson me gjithë zemër në fuqinë e ndarjes së ideve në hapësirat e përbashkëta online dhe jam pozitiv që mund të ndihmoj në ndezjen e bisedave kuptimplote si asistenti juaj në rrjetet sociale.”

“Kur isha 6 vjeçe, një herë hoqa dorë nga pushimi me familjen për ta transportuar një zog të plagosur që e gjeta pranë hotelit ku po qëndronim. Kur u rrita e kuptova që mund të kujdesesha për njerëzit dhe kafshët, dhe që atëherë kam punuar drejt këtij qëllimi.”

“Dikur doja të isha dikush i cili i bën njerëzit të qeshnin, fatmirësisht qëllimet e mia janë bërë më aspiruese, por ende më pëlqen t’i tërheq turmat dhe t’i argëtoj masat, diçka që përputhet plotësisht me pozitën e hapur në kompaninë tuaj."

Filloni me admirim

Cila kompani do ta pranonte një punonjës, i cili dikur i ka kritikuar dhe ende sot nuk i janë çrrënjosur disa mendime? Ata e duan pikërisht të kundërtën.

“Dikur sapo shihja një hapësirë të lirë, menjëherë në mendjen time, vini mendimet se si do ta ndërroja të gjithë hapësirën sipas mënyrës sime. Pas kësaj, aplikova në fakultetin për arkitekturë dhe dizajn, me anë të të cilit fitova shumë mundësi për ta përjetuar ambientin e punës. Por, absolutisht asnjë deri më tani nuk ma ka ndezur imagjinatën sa ëndrra për të punuar në kompaninë tuaj.”

“Vetëm një orë kishte mbetur nga ardhja e mysafirëve në festën tonë të madhe të familjes, kur e kuptova që e kisha harruar verën e parë. Në këtë moment krejt çfarë më shkoi në mendje ishte të kërkoja për shërbime të dërgesave, të cilat nuk ishin të shpeshta. Që atëherë e kuptova se sa e rëndësishme ishte kjo pjesë, prandaj e shoh edhe sa e rëndësishme është bëhem pjesë e kompanisë tuaj, e cila e ofron edhe këtë pjesë.”

“T’ju them të drejtën, mezi kam pritur të fitojë mjaftueshëm përvojë sa të mund të aplikojë në ndonjë pozitë në kompaninë tuaj. Kur më në fund e pash që “treni ishte nisur” i thash që nuk ishte më e nevojshme ta lija të largohem. Besoj që ai tren ishte i imi.”

“Kam vite të tëra që i përdori syzet tuaja. Pa e përmendur cilësinë e mrekullueshme të produkteve që keni, gjithmonë më ka mrekulluar se si kompania i trajton klientet. Është nder i madh të punosh në një kompani të tillë. “

“Kompani juaj po merr hov të madh. Reklama e fundit me një person aq frymëzues për gjenerata të tëra, është thjesht e pabesueshme! Kush nuk do të dëshironte të kontribuonte për një vend si ky?”

Filloni me arritjet

Një mënyrë tjetër për t’u dalluar është të nënvizoni diçka për veten, një tipar karakteri, një arritje, apo ndonjë aftësi mbresëlënëse.

“Shefi im i fundit më pati thënë njëherë që mënyra se si flisja në telefon mund ta qetësonte edhe një situatë të pengjeve ndërkombëtare. Gjithmonë kam pasur aftësi për të komunikuar, si në situata të thjeshta ashtu edhe në ato të vështira, prandaj do të doja ta sillja këtë aftësi edhe në zyrat tuaja.”

“Nëse jeni duke kërkuar dikë i cili është i gatshëm t’i ndjek urdhrat dhe i pëlqen të bëjë çfarë të thonë të gjithë, mbase nuk jam personi i duhur, por nëse keni nevojë për dikë i cili është i gatshëm të gërmojë të dhëna, të shohë se çfarë funksionin e çfarë jo, atëherë le të flasim.”

‘"Kam dëgjuar që së shpejti do të punoni në një projekt, i cili të them të drejtën më la gojë hapur. Nuk doja thjesht të rrija e të qëndroja pa bërë gjë, dua t’i huazoj aftësitë e mia inxhinierike në këtë projekt.”

“Më shumë gjasë e keni parë CV-në time dhe tashmë po e pyesni veten çfarë po bën një person me 15 vjet përvojë në kontabilitet duke aplikuar në një rol në një startup ushqimi. E pranoj, ndryshimi është pakëz i çuditshëm, por e di që jeni duke kërkuar dikë që ka njohuri për ushqim edhe është ekspert financiar. Dhe unë jam ky person.”

“Gjatë 10 viteve të fundit, e kam ndërtuar karrierën time mbi një parim të thjeshtë: Puno me zgjuarsi! Unë jam personi që kërkon procedura joefikase, gjen mënyra për t'i përmirësuar ato dhe vazhdimisht përpiqet të rrisë produktivitetin e të gjithëve rreth meje. Është pikërisht kjo që më ka fituar tre promovime në departamentin e zinxhirit të furnizimit në kompaninë time aktuale, dhe është ajo që di se mund ta bëj si analist i ri i operacioneve për kompaninë tuaj.”

Filloni me humor dhe kreativitet

“A ju ka ndodhur që nëna juaj t’ju thërrasë pas çdo vakti ushqimor për t’ju pyetur se si po shkon kërkimi juaj për punë dhe më pas të dukeni sikur nuk po bëni asgjë, sepse që nga hera e fundit nuk ka asnjë përparim? Kjo është jeta ime për momentin. Por, shpresoj që së shpejti jeta ime do të jetë brenda kompanisë tuaj si menaxher i rrjeteve sociale. Më besoni që, nuk më duhet një nënë mikromenaxhuese për të pasur sukses në punë, unë mund të jem edhe i vetëmotivuar.”

“Faleminderit shumë që po ma ofroni pozitën e menaxherit të marketingut në kompaninë tuaj! Në rregull, e di që nuk kemi ardhur ende te kjo pjesë, por nëse do të vinim, po i tregoj më poshtë se çfarë do të bëja në këtë pozitë.”

“Nuk do ta besoj asnjëherë që hapja aksidentale e reklamës suaj për shpallje të punës, do të më bënte të takohesha me punën e ëndrrave, por falë këtij aksidenti jeta ime do të mund të më ndryshojë.”

“Nëse do të ma kërkonit ti thoja dy të vërteta dhe një gënjeshtër, do të thotë: “I kam tejkaluar kuotat e mia të shitjeve më të paktën 20% çdo tre-mujor këtë vit, një herë kam fituar një garë të vrapimit brenda qytetit dhe në fund kam një punë të mrekullueshme në kompaninë X (kompania për të cilën e keni drejtuar letrën motivuese). Sigurisht e fundit është gënjeshtra, tani për tani."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat