Nëse të duhej vetëm 1 arsye për të prerë biletën e radhës, ja ku keni 4

Life style

Nëse të duhej vetëm 1 arsye për të prerë biletën e radhës, ja ku keni 4

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Jeni shumë afër biletës së radhës. Idetë e fotove janë gati, grupi është gjithashtu gati, vendin e keni gjetur dhe mbi të gjitha bileta që po shihni është wow në çmim. Sërish ju mundon diçka. Filloni bëni llogari, dëgjoni për krizën në vend, kursime të reduktuara, bla, bla, bla...Mos u mendoni më! Përveç kujtimeve, fotove dhe çlodhjes në një aspekt pak më të gjërë udhëtimet janë gjithmonë ide e mirë për arsyet në vijim.

Të hap dyer drejt eksperiencave të reja

Këtë besoj të gjithë e vumë re gjatë periudhës së pandemisë. Kur gjithçka ndaloi, ne humbëm mundësinë për të kaluar kohë me njerëzit që duam, por edhe me ata që s'i njohim fare. Humbën ndjesinë e të "arratisurit" prej gjithçkaje dhe luksin e madh për të zbuluar vende të reja.

Udhëtimet rrisin besimin tek humanizmi

Ekspertët thonë se ka një lidhje të fortë mes eksperiencave që udhëtimet falin dhe besimin tek të tjerët. Ne jemi më të hapur ndaj njëri-tjetrit, mësojmë nga njëri-tjetri dhe pranojmë faktin që jemi të ndryshëm. Thënë këtë, bëhemi më tolerantë. 

Besimi më i madh na çon në perspektiva të tjera në lidhje me të tjerët

Duke qenë të hapur me të tjerët, veçanërisht me të huaj që kanë pasur eksperienca ndryshe nga tonat bëhemi më shumë empatik. Duke u bërë më empatik ndihmojmë veten ta shohim botën me sytë e të tjerëve që nuk ngjajnë me ne. Perspektiva ndryshe- në kulturë, racë, etni apo edukim hap horizontin tonë për t'i parë gjërat jo siç do t'i shihnim nëse do të jetonim të izoluar brenda 4 mureve. 

Udhëto për të fituar empati sociale

Udhëtimet s'janë mënyra perfekte vetëm për t'u njohur dhe parë njerëz të rinj, por një eksperiencë dhe rrugëtim i gjatë dhe i nevojshëm drejt empatisë sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat