Një grua e humbet ekuilibrin kur …

Life style

Një grua e humbet ekuilibrin kur …

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Vetëm gratë e dinë se sa përpjekje duhet të bëjnë në jetë për të qëndruar në ekuilibër! Në ekuilibër me veten dhe partnerin, fëmijët, punën, jetën!

Gratë e sotme janë shumë të mira për të përshtatur të gjitha pjesët e enigmës së jetës së tyre: punojnë, kujdesen për fëmijët e tyre, arsimimin e tyre, i ndjekin në shkollë dhe aktivitete jashtë shkollore, kujdesen për burrin, shtëpinë, e riorganizojnë dhe e pastrojnë, përgatitin ushqimet me një mijë vëmendje, për të gjithë … por sa energji kërkon e gjithë kjo? Çfarë lufte! Në vorbullën e zjarrtë të jetës ato kanë një rrezik të madh, që do të humbasin diçka thelbësore për shëndetin e tyre: ato rrezikojnë të humbasin veten.

Një grua humbet ekuilibrin kur …

Përjeton situata të çuditshme dhe të paqarta.

Nxjerr në pah nevojat e të tjerëve dhe përfundon duke shtypur të sajat.

Harron të dojë veten, që të mbushë me dashuri ata që e rrethojnë.

Përqafimet duhet t’i kërkojë, në vend që t’i marrë në mënyrë spontane.

Ndjehet e shëmtuar dhe e papërshtatshme, duke harruar se sa bukuri ka brenda saj.

Nuk ndihet e dashur, e vlerësuar, e dëshiruar.

Kënaqet me “thërrime” të vëmendjes dhe dashurisë.

Zemërimi, pakënaqësia dhe padurimi me jetën e saj nuk e lejojnë të përjetonë magjinë e pushtetit të saj femëror, që gjithçka e do, e kupton, e mirëpret.

Përshtatet me kërkesat e botës, burrit, shoqërisë, kur nuk është më në gjendje të bëjë dallimin midis maskës dhe të vërtetës.

Për të gjetur ekuilibrin, një grua ka nevojë që të kujtohet për natyrën e saj të vërtetë, për të filluar nga vetja, për t’u kapur për dore dhe, hap pas hapi… të rifillojë të vallëzojë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat