Do të guxonit t'i përdornit? Këta janë buzëkuqët më IN për sezonin vjeshtë-dimër

Life style

Do të guxonit t'i përdornit? Këta janë buzëkuqët më IN për sezonin vjeshtë-dimër

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 17:04
Ilustrim

Buzëkuqi është produkti kozmetik më i shituri i të gjithave kohërave. Me një traditë të lashtë që daton 5000 vjet më parë, që nga koha e qytetërimit babilonas ai është shndërruar në armën sekrete të të gjitha femrave. Pavarësisht gjendjes shpirtërore dhe asaj fizike, një e kaluar me buzëkuq buzëve duket sikur ju përmirëson ditën dhe u shton dozën ''e munguar'' të feminilitetit.

Nëse jeni në mëdyshje se ç'buzëkuq të përdorni gjatë mbrëmjeve të ftohta të vjeshtës, mjafton të shihni fotot e fundit të Irina Shayk apo Katie Holmes.

Të frymëzuara nga sharmi i viteve '20 vajzat e njohura të showbizz-it propozojnë buzëkuqin e errët këtë sezon, nuancat e të cilit variojnë nga ngjyra bordeaux  tek e zeza gotike. Buzëkuqët e errët janë tejet të guximshëm dhe i japin një pamje ekstravagante pamjes suaj. Duket sikur kërkoni të rebeloheni dhe të dilni nga zona juaj e rehatisë.

Para se t'i përdoni duhet të hidratoni buzët. Fillimisht bëni një scrub dhe fërkojini për disa minuta me furçë dhëmbësh derisa të eliminoni lëkurën e vdekur. Më pas aplikoni hidratuesin e buzëve për t'i zbutur dhe vijoni me konturimin e tyre. Pasi të keni përfunduar konturimin e buzëve, mbushini me buzëkuqin që dëshironi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat