Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Life style

Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 21:38
Ilustrim

Të gjitha çiftet kohë pas kohe hasin në vështirësi kur është fjala për intimitetin.

Ndonjëherë njerëzit janë në humor të keq, ndonjëherë shkëndija mund të duket e zbehtë dhe ndonjëherë çiftet mund të dalin nga binarët.

Dr. John Gottman, profesor emeritus i psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit dhe autor i librit të vetëndihmës “Shtatë parime për një martesë të suksesshme”, ka thënë që çiftet duhet patjetër të përkëdhelen dhe të puthen mjaftueshëm në mënyrë që në martesë të mbajnë gjallë romancën.

Teoria e tij që puthja prej gjashtë sekondash ndikon si “oazë e përkohshme” gjatë një dite të ngarkuar dhe mund të çojë në mbajtjen e një marrëdhënieje të shëndetshme afatgjatë mes një çifti të dashuruar, transmeton Telegrafi.

Dr. Gottman për Daily Star tha: “Mos dilni nga shtëpia pa një puthje e cila zgjat gjashtë sekonda, dhe në pjesën tjetër të ditës, përshëndeteni bashkëshortin me puthje prej gjashtë sekondash në mënyrë që t’i mundësoni një përjetim plot dashuri së bashku”.

Ndonëse disave mund t’i duket pak e tendosur, këshilla e Dr. Gottman thuhet se vjen nga disa prova shkencore.

Me sa duket, puthja e mirë ul kortizolin (hormoni i stresit) dhe rrit oksitocinën (hormonin e lidhjes) si dhe dopaminën (hormoni i lumturisë).

Antropologia Helen Fisher pohon gjithashtu se puthja çon në forcimin e dëshirave seksuale, të cilat nuk mund të konsiderohen kurrë një gjë e keqe.

Sipas Dr. Gottman, me truku prej gjashtë sekondash, çiftet përfitojë në mënyrat e mëposhtme:

▪ Ndihmon në ruajtjen e lidhjes
▪ Rrit prekjen fizike
▪ Mund të ndikojë në ndjenjat e dashurisë dhe admirimit
▪ Inkurajon njerëzit në një marrëdhënie që të vlerësojnë më shumë njëri-tjetrin
▪ Nëse përndryshe gjithçka është në rregull me çiftin, mund të jetë një prelud për një vazhdim shumë më pasionant
▪ Kjo mund të jetë shumë qetësuese për të dy partnerët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat