500 njerëz u pyetën për punët e tyre dhe këto rezultuan 5 profesionet më të mërzitshme

Life style

500 njerëz u pyetën për punët e tyre dhe këto rezultuan 5 profesionet më të mërzitshme

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 18:53
Ilustrim

Profesionet që lidhen me sektorin financiar janë ato që tradicionalisht ofrojnë pagat më të larta. Sipas një studimi të ri, megjithatë, shumë prej tyre karakterizohen si më të mërzitshmit. Sstudiuesit nga "Universiteti i Essex-it" kryen pesë eksperimente të ndryshme që përfshinin më shumë se 500 njerëz dhe si përfundim u zbulua se financa konsiderohet industria më e mërzitshme në botë.

Ja cilat janë 5 profesionet më të mërzitshme dhe 5 më emocionueset sipas CNBC.

Top 5 profesionet më të mërzitshme

Analiza e të dhënave

Kontabiliteti

Puna tatimore/sigurime

Pastrimi

Sektori bankar

Top 5 profesionet më emocionuese

Artet Performuese

Shkenca

Gazetaria

Shëndetësia

Mësimdhënia

Sidoqoftë, vlen të përmendet se disa nga këto punë “të mërzitshme” priren të paguajnë më shumë para sesa ” punët më emocionuese”. Sipas kompanisë së softuerëve të pagave dhe të dhënave Payscale, paga mesatare për një analist të të dhënave është rreth 62,754 dollarë në vit, rreth 10,000 dollarë në vit më shumë se paga mesatare për punëtorët e arteve interpretuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat