Dhuratat e fundvitit, rëndësia që duhet të mbartin në momentin e dhurimit

Life style

Dhuratat e fundvitit, rëndësia që duhet të mbartin në momentin e dhurimit

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 19:34
Ilustrim

Po afrohen festat e vitit të Ri dhe natyrisht të gjithë prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e fëmijëve do t’u bëjnë dhurata, kush e kush më të mirë e më të shtrenjtë. Por edhe fëmijët mezi po i presin. Atyre u është kërkuar, që të sillen mirë apo të realizojnë diçka, që nuk e kishin realizuar më parë dhe për ta nxitur i është premtuar një dhuratë, që fëmija e dëshironte fort.

Po afrohet dita, kur do të shohin se u është realizuar dëshira apo jo? Pra, ia kanë dalë të jenë aq të zot, sa ta meritojnë t’u plotësohet dëshira.

Dhurata e të rriturit duhet të jetë diçka e menduar, e përzgjedhur, me një qëllim të caktuar dhe natyrisht i duhet dhënë rëndësi edhe momentit të dhurimit. Ky veprim i thjeshtë për fëmijën ka efekt të jashtëzakonshëm. E gjithë psiha e tij është e përfshirë nga ngazëllimi, që i rrituri, arritjet e tij, i sheh po aq të rëndësishme sa dhe fëmija vetë, madje i dhuron dhe dhuratë për këtë arritje. Pra të dy janë bashkëudhëtarë në këtë proçes, dhe ai, fëmija, nuk është vetëm dhe kjo është shumë e rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat