Kokat e bebeve vërtet kanë aromë të mirë, tani e dimë përse është kështu

Life style

Kokat e bebeve vërtet kanë aromë të mirë, tani e dimë përse është kështu

Më: 1 janar 2023 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Nëse do t’u besojmë hulumtuesve të Universitetit të Montrealit, aroma e foshnjave të porsalindura gjoja aktivizon dhe shndrit të njëjtën pjesë të trurit e cila do të ‘zgjohet’ kur e shpërblejmë me ushqim

Aroma e foshnjave të porsalindura aktivizon një valë dopamine për nënat e cila është e ngjashme me përgjigjen e cila vjen kur e plotësojnë dëshirën e tyre të madhe për ushqim.

Është interesante që studimi i veçuar ka ardhur në përfundim që ajo aromë nuk shkakton reaksion vetëm te nënat, është konkluzioni i publikuar në Frontiers in Psychologu.

Truri i nënave është i nënshtruar dhe i ndjeshëm ndaj aromës së kokës së bebes pavarësisht a vjen ajo nga fëmija i saj apo jo.

Është konstatuar që “të dhënat sugjerojnë që aromat e trupit të bebeve të lindura para dy ditëve shkakton aktivizimin në zonat e trurit femëror të lidhura me shpërblimet, pa marrë parasysh statusin e tyre amnor”.

Ende nuk e dimë a vepron në të njëjtën mënyrë në trurin e baballarëve, sepse studimi ka qenë i kufizuar vetëm te femrat.

Lidhshmëria e aromës midis nënës dhe bebes është e dyanshme. Sipas hulumtimeve në ACTA Paedeatrici, bebet gjithashtu e dallojnë dhe e duan aromën e nënës.

Shpesh supozojmë që lidhja midis nënës dhe fëmijës është e bazuar në anën e nënës (me siguri për shkak se ajo mund të artikulojë ndjenjat e veta), por bebet lidhen me nënën sapo të dalin nga mitra.

I sapolinduri fillon t’i marrë erë nënës, madje edhe para se të lindë, ndërsa në momentet e para pas lindjes, kur fëmija vendoset në gjoksin e nënës, fillon lidhja.

Kjo është edhe një arsye përse kontakti i parë i lëkurës në lëkurë është aq i rëndësishëm – që të nxisë lidhjen midis bebes dhe nënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat