Bota emocionale / Emocionet i japin ngjyrë jetës, dashurisë….!

Life style

Bota emocionale / Emocionet i japin ngjyrë jetës, dashurisë….!

Më: 14 janar 2023 Në ora: 14:10
Ilustrim

Emocionet, luajnë rol të rëndësishëm në të gjithë veprimet dhe sjelljet e njeriut, si p.sh. në zgjidhjen e problemeve, në të kuptuarit, apo në memorizimin e përmbajtjeve të caktuara. Kjo do të thotë se, kur truri ynë nga emocione intensive, apo aftësitë tona konjitive mund të bëhet më produktiv, pa mohuar faktin se, në mjaft raste ato edhe mund të dëmtohen prej tyre. P.sh një aktivizim i fortë emocional i provokuar, mund të prishi funksionin normal të trurit dhe mund të ndikojë në vënien në lëvizje të kujtesës së punës.

Si te çdo njeri, qoftë ky dhe nxënës, kursant, student, kërkues masteri etj, në qoftë se, ka rezultate të dobëta në mësime, ose në punë, ariet te ata që të aktivizohet një gjendje emocionale që provokon një seri pasojash negative sidomos, në të mbajturit mend.

Përcaktimi i konceptit “emocion” ka qenë një nga dilemat që ka zënë vend në studimet e psikologëve të ndryshëm që në hershmëri. Kjo shpjegohet edhe me faktin se psikologë të ndryshëm kanë dhënë përkufizime të ndryshme për emocionet, por gjithsesi është pranuar ideja se ato janë aq dimensionale sa që, nuk mund të shpjegohen vetëm me faktin se “zemra rreh fort” apo “sytë shkëlqejnë”.

Shpesh dëgjojmë të thuhet se, pa emocione jeta dhe aktiviteti njerëzor nuk do të kishte kuptim, dhe në fakt besohet të jetë e vërtetë sepse emocionet konsiderohen edhe si faktorë motivues të njeriut që e vënë atë në lëvizje për të reaguar në një mënyrë të caktuar.

Në këtë kontekst mund të themi se: Edhe pse emocionet kanë natyrë intime, edhe pse janë më personale se rrobat që ne veshim, është e nevojshme dhe duhet të jemi më të informuar rreth emocioneve dhe gjendjes psikologjike që ne përjetojmë, për të kuptuar më mirë se çfarë ndiejmë dhe se cila është gjendja jonë emocionale? E gjitha kjo do të na ndihmojë për të ruajtur një ekuilibër shpirtëror, si dhe të sigurojmë një përshtatjeje sa më të mirë, të organizmit tonë ndaj këtij stimuluesi.

 

Shumëllojshmëria e emocioneve

Në shkencën e psikologjisë në mënyrë shkencore, emocionet përcaktohen si: një përgjigje apo reagim ndaj një ngacmuesi i cili, shkakton te individi eksitim fiziologjik, ndjenjë subjektive, interpretim kognitiv dhe sjellje të dukshme. Emocionet, janë të shumëllojshme, por dy janë grupet bazë që ato klasifikohen: pozitive dhe negative ose në një formë tjetër, nxitëse ose irrituese, psh. zemërimi mund të veprojnë në dy forma. Mund të ushqejë pasivitetin ose të nxisë veprimtarinë e organizmit.

Darvini ka treguar një rast që një person, i përdorte për qëllime të mira ndjenjat negative. Sa herë që ai ndodhej në një gjendjeje lodhjeje të madhe i paaftë për të vazhduar punën, fillonte të shpikte në mendjen e tij zemërata imagjinare që ta inatoste veten dhe të vazhdonte punën. Dhe forma tjetër e klasifikimit është frenuese ose shtypëse. Të gjitha këto ndjenja komplekse që përjetohen veprojnë në organizmin e njeriut. P.sh. ndjenjat pozitive si: humori i mirë, pasionet, gëzimet, hareja, entuziazmi, kënaqësitë etj., mobilizojnë energjitë, e shtojnë dhe e lehtësojnë punën, veprimtarinë, ndihmojnë për të bërë një mënyrë të mirë jetese. Psh. emocioni i dashurisë ka një efekt kurues në trupin e njeriut. Ai ndikon dhe çmohet konkretisht në jetë dhe nga njëherë pse jo dhe në çastet kritike të njeriut.

Është vërtetuar se, njerëzit që kanë vuajtur nga kanceri, por që kanë dashuruar, kanë jetuar dy herë më gjatë se kancerozët e tjerë që jetonin vetëm me frikën e vdekjes. Kur jemi gazmorë e të lumtur, kur jemi të dashuruar apo bëjmë me pasion dashuri, dëshira për të jetuar më gjatë është më e madhe dhe jeta merr një vlerë të veçantë.

Emocionet pozitive, mund të neutralizojnë veprimin e të ashtëquajturëve hormonet e stresit. Është vërtetuar se pesimistët janë të rrezikuar 25% më shumë nga vdekja para se ata të mbushin 65 vjeç. Kurse optimistët nuk e kanë fare këtë rrezik.

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Uiskinsit, optimistët kanë në trupin e tyre një nivel më të lartë të qelizave vrasëse të frikës. Kjo aktivizon sistemin imunitar dhe gjithë organet e trupit të njeriut.

E kundërta ndodh me emocionet negative. Fatkeqësitë, vuajtjet shpirtërore, neveria etj. ndikojnë për ta frenuar dhe për ta shtypur psikikën. Frika kundërmon një erë të keqe, kurse depresioni i vazhdueshëm të shpie në varr. Merret me mend, sesa e dobëson forcën e trupit frika dhe depresioni.

Njerëzit që kanë përjetuar në fëmijërinë e tyre trauma të rënda shpirtërore, si, vdekjen e ndonjë prindi, apo divorcin e prindërve, përdhunimin etj janë tepër të ndjeshëm ndaj emocioneve negative dhe streseve.

Dimensionet e shprehjes së emocioneve

Çdo emocion shoqërohet me reagime të ndryshme fiziologjike gjë që pasohet me luhatje të dukshme të frekuencave të zemrës, të frymëmarrjes, të presionit të gjakut, të pulsit. Madje ndikimi i emocioneve në organizëm dhe veçanërisht në rrjedhjen e proceseve fiziologjike është aq i madh sa që është bërë gati si legjendë.

Tregohet një histori, se si një mjek, filozof dhe poet i Azisë së Mesme, u marrë me përcaktimin e sëmundjes së një princi. Princi po tretej në sytë e njerëzve, kishte humbur gjumin dhe oreksin dhe ishte bërë indiferent ndaj çdo gjëje. Mjeku e kuptoi se i riu ishte dashuruar pa shpresë.

Ai e mori princin për dore në një mënyrë të tillë që t’ia ndiente pulsin dhe e shëtiti nëpër rrugët e qytetit. Kur kaluan pranë një shtëpie të varfër pulsi i princit nisi të rrahë fort. Mjeku e solli të atin e djalit te ajo shtëpi dhe i tha:

“Këtu jeton arsyeja e sëmundjes së djalit tënd. Në rast se ti, do që ai të shërohet, martoji ata”! Me anë të kësaj legjende tregohet se pulsi është një shprehje tepër e hollë e emocioneve të njeriut. Ndryshime të tjera fiziologjike janë shpeshtësia e frymëmarrjes, tendosja e muskujve, rritja ose ftohja e temperaturës së trupit në varësi të emocionit që përjetohet.

Emocionet shprehen edhe nëpërmjet modifikimeve trupore apo modifikimeve të muskulaturës së fytyrës siç mund të jenë psh.: zmadhimi i bebes së syrit, rrudhosja e ballit, shtrëngimi i dhëmbëve, përplasja e duarve etj. Është zbuluar se mund të realizohen rreth shtatëmijë (7000 ) kombinime të muskujve. Sytë si pjesë e rëndësishme e fytyrës, marrin pjesë aktive në shprehjen e emocioneve me anë të cilave japim dhe marrim informacione të ndryshme. Është arritur në rezultatin se syri i majtë kupton emocionet. Ai ka më shumë kapacitet, në krahasim me syrin e djathtë, që të kuptojë emocionet e atyre që na shikojnë. Kjo ndodh se. syri i majtë është i lidhur me qendrën e emocioneve të sistemit nervor, pra me anën e djathtë të trurit dhe kjo e lejon të dallojë tipin e emocioneve të atyre që kemi përballë.

Ndikimi i emocioneve në organizëm

Studimet theksojnë se në shprehjen e emocioneve merr pjesë jo vetëm truri, veçanërisht korja e tij që ka rëndësi për interpretimin emocional si dhe hipotalamusi që koordinon motivacionin me emocionet, por i gjithë trupi merr pjesë në një mënyrë apo në një tjetër sepse emocioni që përjetohet jep një ngacmim të përgjithshëm apo një lloj aktivizimi trupor. Të gjitha ndjenjat e ndërlikuara që përjeton njeriu shoqërohen me ndryshime të çuditshme kimike në qelizat nervore dhe në gjak.

Truri është një organ kryesor që merr pjesë në emocione. Korja e trurit ka rëndësi për interpretimin e emocioneve. Sistemi limbik, veçanërisht hipotalamusi dhe amiglada luajnë një rol jetik për emocionin. Sistemi limbik merr pjesë në emocionet që janë të domosdoshme për të mbijetuar. Gjithashtu sistemi nervor simpatik na nxit në raste rreziku, dhe na përgatit që të ndeshemi ose t’i shmangemi rrezikut.

 

Emocionet shkaktare të sëmundjeve

Mjekët e vjetër kinezë, mjaft mirë e kanë ditur se emocionet luajnë rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ato janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje të llojllojshme, madje edhe te njerëzit shumë të fortë. Mjafton që të godasin në vendet më të ndjeshme të organizmit dhe sëmundja fillon të marrë hove. Të gjitha sëmundjet e shkaktuara prej gjendjeve psikike apo çrregullimeve të saj, në mjekësi quhen sëmundje psikosomatike.

Këto sëmundje shfaqen në relacionin shpirt-trup. Siç mund të jenë krizat e panikut, stresi, depresioni. Përveç klasifikimit klasik të ndjenjave, ka edhe dy kategori të tjera që ndikojnë shumë në gjendjen e organizmit. Një ndër to është frustracioni, që është një gjendje shumë e fortë emocionale, që vjen si rezultat i pengesave që bllokojnë një sjellje që sapo ka iniciuar. Frustracioni mund të karakterizohet nga ndjenja e keqardhjes, mjerimit, mungesës së besimit, plogështisë, pasigurisë.

Një lloj tjetër është stresi, një situatë e vështirë emocionale dhe që shoqërohet me rritje të tensionit të gjakut, muskujve, syve, sekretimet e shumta të gjëndrave, ndryshime në veprimtarinë e zemrës dhe të frymëmarrjes, dobëson kujtesën dhe në përgjithësi dobëson sistemin imunitar. Është vërtetuar se njerëzit depresivë vuajnë më shumë nga zemra dhe sëmundjet e enëve të gjakut, kanë kocka të thyeshme dhe janë më të prekshëm ndaj sëmundjeve onkologjike.

 

Emocionet që vijnë nga stresi, janë të pa kontrolluara

Stresi si faktor kryesor i emocionit i shkakton edhe dëm sistemit nervor ku paraqiten mos kontrollimet që nxisin për diçka organizmin e njeriut, pa varësisht në çfarë aspekte paraqiten ato. Kjo nxitje ndryshe quhet edhe si bio-katalizator. Hipofiza është një nder organet e cila ndodhet mbi trurin e madh dhe kontrollon te gjitha emocionet. Faktori kryesor i një emocioni jo kontrollues është nervoza, ku bëhet një ç’rregullim i materieve organike.

Përsa i përket asaj që përcaktuar te meshkujt për këtë çështje, duhet me patjetër që të krahasohen emocionet e dy gjinive të kundërta, ndonëse, gjinia femërore është me e ndjeshme ndaj dhe marrim shembuj nga vetvetja, kurse meshkujt që e konsiderojnë veten si gjini me e fortë, në disa aspekte i kanë nga emocionet të cilat i nxisin për veprime fizike. Në dy krahasimet e emocioneve femërore dhe mashkullore qe janë po thuaj se të ngjashme, arrijmë deri tek pika kulminante ku mund te themi se emocioni mund te ilustrohet edhe me veprime, nga fakti se si ndjehesh, ashtu dhe vepron…

Inteligjenca emocionale

Shumica e autorëve të cilët, i këshillojnë lexuesit se si t’i zhvillojnë vlerat e fshehura, duke iu propozuar atyre të hyjnë në kontakt me emocionet e tyre.

Pse është kaq e rëndësishme? Sepse, emocionet tona përbëjnë një faktor qe influencon në pjesën më të madhe mënyrën se si ne reaksionojmë, marrim vendime, raportohemi te sistemi ynë i vlerave dhe mënyrën se si komunikojmë me të tjerët. Në këtë mënyrë ne arrijmë t’i kontrollojmë emocionet tona dhe e thënë ndryshe mund t’i kemi gjërat nën kontroll.

“Inteligjenca emocionale, është aftësia për të perceptuar dhe shprehur, si dhe për të asimiluar emocione gjatë të menduarit, pra, për të kuptuar prizmin emocional dhe për të rregulluar emocionet tona dhe të të tjerëve” (Salovey, Mayer, Carusa)

Na këtë këndvështrim na është thënë gjithmonë:

-Që të mos i shprehim emocionet tona, veçanërisht në publik sepse kjo do të thotë papjekuri.

-Se njeriu është një krijesë e arsyeshme.

-Tani shfaqen disa njerëz të shkencës të cilët na thonë se njeriu është qenie e emocionueshme si çdo qenie tjetër në tokë.

Atëherë kë të besojmë?

Deri më sot emocionet janë konsideruar:

-Si diçka nga të cilat duhet të shpëtojmë për të mos pasur pakënaqësia.

-Që emocionet mund të edukohen dhe të mirat e përfituara nga kjo gjë mund të jenë të mëdha.

-Inteligjenca emocionale risjell imazhin për botën e njeriut.

-Që emocionet janë burimet më të rëndësishme të njeriut.

 

Suksesi në punët e përditshme dhe ato në jetën shoqërore varen nga inteligjenca emocionale. Kërkimet kanë treguar se suksesi ynë në punë ose në jetë varet 80% nga inteligjenca emocionale dhe vetëm 20% nga intelekti. Inteligjenca emocionale na lejon që të jemi më krijues dhe t’i përdorim emocionet për të zgjidhur probleme.

 

Inteligjenca emocionale ka tre komponentë:

-Njohja e vetë emocioneve.

-Drejtimi i tyre dhe kuptimi.

-Dhe marrja në konsideratë e emocioneve të të tjerëve.

 

Disa prej emocioneve tregojnë për gjëra që ne nuk do donim t’i dëgjonim, pjesa më e vështirë është se si të mësojmë t’i drejtojmë ato sa më mirë në mënyrë që të arrijmë qëllimet e duhura. Në këtë mënyrë është esenciale të kuptohet fakti që çdo emocion ka anën pozitive dhe negative të tij.

Nëse ana negative e inatit është e lidhur me faktin që i largon njerëzit që na rrethojnë, sepse tensionon trupin dhe prish arsyen. Ana pozitive e tij ka të bëjë me vetëmbrojtjen e individin dhe aftësinë për ta vënë në lëvizje atë. Dhe pasi këto etapa të kenë kaluar, atëherë mund të flitet për kuptimin dhe marrjen në konsideratë të ndjenjave të atyre që na rrethojnë.

 

Të provosh të zhvillosh inteligjencën emocionale, është shumë e rëndësishme, për këto arsye kryesore:

-Krijon lidhje më të mira të personit, me njerëzit që e rrethojnë.

-Bëhet shtytëse për një krijimtari të lartë.

-Shfaqen aftësi të mira për t’u motivuar vetë personi si dhe për të motivuar ata me të cilët punon ai.

-Stimulohen aftësi më të mira për të udhëhequr të tjerët.

Është shumë e rëndësishme të dish të drejtosh, t’i kontrollosh emocionet. Një rol kryesor në këtë aspekt luan të qenit e njeriut optimist. Optimizmi hyn në emocionet pozitive. Gjendja e lartë shpirtërore, të qeshurit me shpirt, bisedat gazmore, humori, stimulojnë sekretimin në organizmin e njeriut të hormonit kortizol, i cili forcon sistemin imunitar dhe mbrojtës të trupit të njeriut. Me fjalë të tjera, mund të thuhet se, duke ditur njeriu se si të reagojë pozitivisht në momente më pak të mira, pra, nëpërmjet kalimit të pengesave, atëherë, mund të themi se, kjo paraqet një drejtim dhe avantazh të shkëlqyer të emocioneve tona.

Inteligjenca emocionale nuk është një e dhënë fikse. Ajo edukohet dhe përmirësohet. Pikërisht këtu qëndron edhe leverdia e edukimit.

Përgjithësisht njerëzit me inteligjencë te lartë dinë të komandojnë emocionet e tyre më mirë, gjithashtu ata dinë dhe të shpëtojnë nga stresi, si dhe të mos arrijnë të lëshojnë veten gjatë shpërthimeve emocionale dëshpëruese.

Kjo nuk ka te beje me fshehjen e emocioneve sipas teorive Konfuciane. Konfuci pikërisht merret me manipulimin e emocioneve negative dhe mosnxjerrjen t tyre në sipërfaqe.

Aristoteli ka përshkruar njeriun super. Sipas tij ai duhet te këtë pasur edhe EQ te larte, sepse nuk binte pre e emocioneve pozitive apo negative.

Në qoftë se dikush do ta fyente, ai do ta kalonte fyerjen tangjent. ” Atë – cilëson Aristoteli – nuk e prekin emocionet”…..

Të ndjesh, është një dhunti që nuk e posedojnë të gjithë njerëzit. Emocionet i japin ngjyrë jetës, dashurisë prandaj janë ato te cilat e bëjnë të veçantë secilin, prej nesh.

Një studiues cilëson: ”Nuk do të doja që emocionet të më shtyjnë përpara pa kontroll, por asnjëherë, s’do të doja të mos përjetoja gjithë atë mrekulli që nganjëherë, vetëm emocionet ta ofrojnë.

Emocionet përcjellin dhe janë pjesë përbërëse e sjelljes dhe e përjetimit të njeriut, ne për çdo moment përjetojmë më pak ose më shumë ndjenja të fuqishme të gëzimit, pikëllimit, dashurisë, ngushëllimit, simpatisë, krenarisë, mendjemadhësisë, të turpit, falënderimit, brengosjes, frikës, pritjes, shpresës etj. Të gjitha këto dhe shumë ndenja të tjera që i përjeton njeriu janë të lidhura me objekte, persona, ose situata të caktuara që janë shkas i drejtpërdrejt ose i tërthortë i përjetimeve.

Për emocionet ka mendime dhe formulime nga më të ndryshmet si:

-Emocionet nuk paraqiten vetvetiu, pra, pa shkas, ato janë procese psikike në të cilat shprehet vlera që për përjetuesin kanë një realitet objektiv.

-Emocionet janë pjese përbërëse e sjelljes dhe e përjetimit të njeriut…..emocionet nuk paraqiten vetvetiu, pa shkas. Ato shkaktohen me ndonjë ngjarje nga rrethina të caktuar.

-Emocioni është një shtytje nervore i cili e bën një organizëm të veprojë.

-Emocioni është një gjendje mendore e fuqishme dhe e pandërgjegjshme që shoqërohet shpesh nga ndryshime fiziologjike si gëzimi, dashuria, keqardhja, urrejtja, nderimi etj.

-Emocioni është edhe një gjendje mendore ngacmuese apo shqetësuese dhe ndijuese.

Quajini si të doni… quajini emocione, quajini ndjenja, pasione, gjendje shpirtërore, turbullime të mendjes…e të tjera, quajini si të doni por duhet pa tjetër t’i vlerësoni në një farë mënyre dhe mos i groposni. Ndryshe rrezikoni që t’ju shpërthejnë në duar dhe do të ndjeheni të rraskapitur, në mos të traumatizuar.

Kemi dy mendje, njëra për të menduar e tjetra për të ndjerë. Megjithatë, arsyeja po mposht gjithmonë e më shumë ndjenjën. Shpesh emocionet konsiderohen të bezdisshme dhe sikletshme, por edhe si impulse qe duhen mposhtur duke u quajtur dhe si dobësi të kota, sidomos nga ana e djemve. Në këtë aspekt ka dhe një farë paragjykimi… të tillë si:

-Përse vallë përpiqen disa që të edukojnë veten për të kontrolluar emocionet, që ti minimizojnë ato dhe të mos lejojnë të shfaqen?

-Pse duhet që meshkujt, meqë mbahen si seksi i fortë, të tregohen “të fortë” edhe në këtë aspekt? Mos ndoshta ky analfabetizëm i zemrës po na shndërron në budallenj e të pandjeshëm?

Prof. Niko Frijda (1988) një nga psikologët më të fuqishëm të kohës ka bërë të ditur disa ligje të emocionit si:

-Ligji i kushtëzimit të emocionit nga situata shpall se ne situata të ndryshme emocionet shfaqen me nivele te ndryshme. Jo gjithmonë reagojmë njësoj karshi te njëjtit fenomen. Pra emocioni kushtëzohet nga gjendja në të cilën ndodhemi.

-Ligji i shqetësimit shpall se emocionet shfaqen si përgjigje ndaj ngjarjeve që janë të rëndësishme për qëllimet dhe motivet e individit. Sa më e rëndësishme është ngjarja, aq më i fuqishëm është emocioni

-Ligji i realitetit të dukshëm tregon se emocionet shkaktohen nga ngjarje të cilat individi i percepton si reale.

-Ligji i ndryshimit lidhet atë që emocionet rrjedhin ne përgjigje te ndryshimeve te pritura nga individi ne kushte te volitshme ose te pavolitshme.

-Ligji i përshtatjes shpjegon se kënaqësia e vazhdueshme bën që ndjenja pozitive të humbas. Nuk mund te jemi pra ne gjendje te përhershme kënaqësie. Gjendjet emocionale duhet te alternohen për te marre kuptim.

 

Çrregullimet emocionale

Çrregullimi emocional është pjesë e çrregullimeve psikologjike që mund të vihen re që në moshë të vogël. Ai shoqërohet shpesh me prishje të theksuara të humorit dhe të ekuilibrit emocional, shfaqet përmes niveleve të larta të frikës, të ankthit të fobive apo dhe të varësive të ndryshme që krijon individi.

Çrregullimi emocional bëhet shkak për devijim të gjendjeve emocionale nga normalja. Disa nga çrregullimet emocionale mund të përmendim: Çrregullime të ankthit të përgjithësuar; Çrregullimet afektive; Mania.

Për të shpjeguar se si emocionet marrin pjesë në procesin e e jetës dhe veprimtarisë studiuesi Demetriu (1996) e quan atë një cikël që kalon nëpër katër etapa kryesore: Pritja; Çudia apo mahnitja; Tundimi; Shkëputja.

 

Grafiku i emocioneve

7

6

5

4

3

2

1

 

0 2 4 6 8 10 12 14 16 18 20 22 24 26 28

Pritja: Shënon etapën e parë të ciklit emocional. Individi për të marrë, thithur informacionin, duhet të shohë ngjarjen. Dhe në të pastajmen pret të përgjigjet apo përshkruajë ngjarjen si dhe të marrë rezultatin apo vlerësimin. Kjo gjendje sjell shqetësim, apati, dhe shkaqe për tensione të brendshëm.

Çudia ose mahnitja: Kapërcimi i pritjes mund të përjetohet pozitivisht por edhe negativisht, si një element që sjell qartësi individit (kur është i suksesshëm), por mund edhe të ndodhë që dhe mos përgjigjet mirë, apo të kryejë një punë mirë (s`është i suksesshëm) dhe ai ngatërrohet dhe çoroditet për gjithçka.

Tundimi: Mund të përjetohet diçka që të tërheq, që të nxit dhe që të forcon qëndrimet pozitive ndaj dijes. Por edhe mund të ndodhë e kundërta që të shmangë apo të largon nga një përmbajtje e caktuar, pra krijohet situata për qëndrime negative ndaj dijes ose ndaj çdo veprimtarie tjetër.

Shkëputja: Kjo fazë ka të bëjë me atë që, kur individi përpiqet të dalë ose të largohet gradualisht prej gjendjes emocionale të përjetuar. Mbyllja e këtij cikli të çon përsëri te pritja ose te faza e parë.

Inteligjenca emocionale nuk është një e dhenë fikse. Ajo edukohet dhe përmirësohet. Pikërisht këtu qëndron edhe leverdia e edukimit.

Individët me çrregullime të ankthit të përgjithësuar jetojnë për një kohë të gjatë me një gjendje psikike të papërcaktuar, pa kuptuar ndonjë objekt apo situatë konkrete që i shqetëson emocionalisht.

Shenjat më karakteristike të ankthit të përgjithësuar janë:

Rritje e tensionit muskulor, dridhje, shqetësim i vazhdueshëm dhe lodhje, hiperaktivitet, mosmbushje me frymë, rrahje të shpejta të zemrës, djersitje, marrje mëndsh, tharje e gojës, të dridhura dhe urinim i shpeshtë, pagjumësi etj.

Personat me çrregullime afektive shoqërohen me tepri emocionale dhe me depresion. Kështu p.sh. në gjendje depresioni emocionet qëndrojnë për një kohë të gjatë në një pikë të ulët. Individi plogështohet, humbet çdo interes për jetën, mbyllet tej mase në vetvete, përjeton gjendje të rëndë shpirtërore dhe e gjitha kjo mund të shoqërohet me ndjenjën e të qenit pa vlerë.

Mania përfaqëson një ngritje emocionale të paarsyeshme, një eksitim të tepruar, aktivitet të shtuar dhe optimizëm jorealist. Mania mund të shprehet edhe në formën e një çrregullimi bipolar që karakterizohet nga luhatje të skajshme ose nga kahe ekstreme të gjendjes së përgjithshme emocionale. Në gjendje të tillë, individi kalon nga një eksitim i madh, i tepruar në melankoli të tepruar.

Në shkencën e psikologjisë është pranuar teza se çrregullimet emocionale janë të lidhura në mënyrë të dukshme me vëmendjen dhe kujtesën e individit, pasi këto kanë një ndikim të fortë dhe sistematik tek ai. Shumë studime tregojnë se është vëmendja ajo që ushtron ndikim sistematik te tipat me ankth, ndërkohë që te depresivët ndikimi i saj është më i vogël.

Me kujtesën ndodh e kundërta. Ajo shfaq ndikime sistematike më tepër tek tipat depresivë, ndërkohë që provat me tipa ankthiozë kanë dhënë rezultate që tregojnë se kujtesa nuk është nën ndikime të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat