KUJDES! Nëse vini re këto shenja, dikush ju ka hedhur diçka në pije

Life style

KUJDES! Nëse vini re këto shenja, dikush ju ka hedhur diçka në pije

Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Ditët e fundit tema e cila është kthyer në vëmendjen e të gjithëve është fenomeni i hedhjes së substancave në pijet që të rinjtë konsumojnë në lokalet e natës. Ky fenomen sa vjen e përshkallëzohet ndaj dhe sensibilizimi është mjaft i rëndësishëm pasi mund të shpëtojë jetë. Studimet tregojnë se vajzat janë zakonisht ato që bëhen viktima e këtij krimi, rastet e së cilit sa vijnë dhe shtohen edhe në vendin tonë. GHB dhe ketamina janë dy drogat që përdoren më së shumti sipas Maria Michonskit, specialistes në Qendrën e Sulmeve Seksuale në Nashville.

“Këto të dyja përdoren më shpesh se drogërat e tjera pasi shkaktojnë në paaftësi në veprim për disa orë. Kështu viktimat nuk mund të reagojnë gjatë sulmeve. 50% e sulmeve seksuale përfshijnë konsumimin e drogave,”-tha ajo.

Fatkeqësisht, drogat e dhunës seksuale nuk janë gjithmonë të lehta për t'u zbuluar sepse përzihen shumë lehtë me pijet dhe kështu viktima e kupton që është droguar vetëm disa orë më vonë.

Në vijim duam të ndajmë me ju disa nga shenjat që viktimat e këtyre sulmeve kanë ndarë që tregojnë se dikush mund t’ju ketë droguar:

Ndiheni se po humbni vetëdijen

Shpesh këto substanca mund t’ju bëjnë të ndiheni sikur jeni të pavetëdijshëm. Ky është pikërisht edhe qëllimi i tyre. Dikush mund të duket i vetëdijshëm, pra ai është zgjuar, lëviz dhe flet por është aq i droguar sa nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë po ndodh me të. Organizmi nuk funksionon si zakonisht dhe kontrolli i lëvizjeve bëhet gati i pamundur. Kështu këta persona nuk japin dot aprovim nëse duan të përfshihen në një akt seksual.

Nuk arrini të dëgjoni apo të shikoni

Mund të përjetoni shikim të paqartë dhe shqisa e digjimit nuk është aq e mprehtë sa zakonisht. Kjo e bën të vështirë të kuptoni ku dhe me kë jeni gjatë momentit të shfaqjes së këtyre simptomave.

Ju vjen për të vjellë

Njerëzit shpesh tregojnë se pasi efekti i drogës ka dalë vjellin, kanë uri dhe etje. Kështu që nëse ju përzihet dhe nuk e keni tepruar me konsumimin e alkoolit, mund t’ju kenë hedhur diçka në pije.  

Nuk mbani mend ç’ka ndodhur

Në pjesën më të madhe të rasteve, viktima nuk e mban mend çfarë ka ndodhur natën e mëparshme. Shumë vajza tregojnë se ngrihen konfuze dhe me dhimbje koke. Nëse përpiqeni të kujtoni dhe mendimi i fundit ka qenë pija që keni konsumuar, ka gjasa se mund të jeni droguar.  

Vini re shenja të një sulmi seksual

Urinimi i dhimbshëm, dhimbjet gjenitale dhe mavijosje në vende intime janë shenjat kryesore të abuzimit. Kini kjdes të dilni gjithnjë të shoqëruara dhe mos e teproni me konsumin e alkoolit. Vetëm kështu mund të jeni vigjilente. Nëse vini re një nga shenjat e mësipërme, kërkojini menjëherë ndihmë personit me të cilin jeni shoqëruar ose punonjësve të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat