Shkencëtarët gjejnë kurën e re për rënien e flokëve: Nishanet me qime!

Life style

Shkencëtarët gjejnë kurën e re për rënien e flokëve: Nishanet me qime!

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Shumë njerëz të cilët kanë nishane në lëkurë në të cilat rriten qime, bezdisen aq sa edhe i heqin totalisht. Por, në fakt janë pikërisht nishane të tilla që sipas shkencëtarëve kanë “sekretin” e rritjes së flokëve tek njerëzit që me kalimin e moshës kanë pësuar rënie masive të tyre.

Bazuar në studimet më të reja, ata thonë që ekziston një molekulë te këto lloj nishanesh që shkakton daljen e qimeve. Është pikërisht kjo gjë e cila i ka nxitur shkencëtarët të hulumtojnë më tepër. Ata thonë se këto qime mund të mbiprodhohen dhe të ndihmojnë të gjithë njerëzit që me kalimin e kohës humbasin shumë prej flokëve të tyre ose ka dhe nga ato që kanë mbetur “tullacë”.

“Ju nuk keni nevojë të shpikni ndonjë molekulë të re. E ka vetë trupi i njeriut,” ka deklaruar shkencëtari Maksim Plikus nga Universiteti i Kalifornisë. Në një studim të botuar në revistën “Nature”, Plikus dhe kolegët e tij zbuluan se osteopontina,  një molekulë “që nuk ka qenë e lidhur më parë me rritjen e flokëve” është shumë aktive në lëkurën e nishanit me qime.

Plikus beson se kjo molekulë mund të implementohet në skalpin e kokës tek burrat dhe gratë që kanë probleme me rënien e flokëve. Sipas tyre është një procedurë pa dhimbje dhe e ngjashme me botox-in. Kjo teknikë e re për shtimin e flokëve, pritet të testohet këtë verë tek njerëzit.

Plikus dyshon se duke injektuar osteopontinë rreth folikulave të vjetra që kanë ndaluar së prodhuari qime, qelizat staminale të fjetura mund të riaktivizohen duke bërë të mundur daljen e flokëve të rinj.

Deri më sot, ekzistojnë disa trajtime të njohura  të përdorura gjerësisht për humbjen e flokëve, por megjithatë kjo lloj teknike besohet se është ajo e duhura. Molekulat do të mund të aplikohen përmes mikrogjilpërave në lëkurën e kokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat