Pse është e rëndësishme të mbani shënime?

Life style

Pse është e rëndësishme të mbani shënime?

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:09
Ilustrim

Idetë mund t’ju “godasin” në çdo kohë, pavarësisht se ku jeni apo çfarë jeni duke bërë, dhe nuk është e mundur t’i mbani mend të gjitha ato.

Prandaj, mënyra më e mirë për t’i mbajtur mend ato, është duke i shkruar.

Kjo pasi që nëse vareni vetëm nga kujtesa, mundësitë janë që nuk do të mund t’i mbani mend dhe idetë e mira mund t’ju humbasin njëherë e përgjithmonë.

Vendosja në letër e gjërave të ndryshme jua qartëson dyshimet

Kur i shkruani gjërat, kjo ua mundëson ta zbrazni të gjithë ngarkesën mendore. Mendja juaj nuk do të jetë nën presion të mbajë mend çdo gjë dhe ju mund të mendoni më mirë për ide tjera.

Ndihmon në përqendrimin

Mendja bëhet më e përqendruar kur i shkruani gjërat, pasi që e din saktësisht se në cilin drejtim duhet të mendojë.
Veç kësaj, mendja nuk do të jetë e zënë me mendime të pa rëndësishme, por do të ketë një qëllim të caktuar për të cilin do të mendojë.

Përmirëson produktivitetin

Vendosja e gjërave në letër me të vërtetë që e lehtëson jetën. Ju do të jeni shumë më të organizuar dhe idetë tuaja do të kenë një strukturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat