A duhet të përdorni sfungjerë kur bëni dush?

Life style

A duhet të përdorni sfungjerë kur bëni dush?

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Sfungjerët janë një mënyrë për të pastruar trupin kur bëni dush, por sipas dermatologut Kuntal Deb Barma, kjo gjë nuk është aspak e shëndetshme

“Sfungjeri i plastikës është i dëmshëm për lëkurën pasi e irriton dhe e dëmton atë. Ai mund të jetë gjithashtu një burim i baktereve”, ka thënë ai.

Ai tha se lagështia në të cilën qëndron sfungjeri, mund të bëjë që ai t’i mbledh mikrobet.

“Ai mbahet i varur për orë të tëra në një mjedis të pasur me lagështi, duke e bërë atë një rezervuar mikrobesh. Nëse nuk i kushtojmë vëmendje dezinfektimit para dhe pas banjës, infeksionet e lëkurës mund të jenë irritues të rregullt në jetën tonë“, tha ai.

Arsyeja për blerjen e sfungjerëve shpesh është eksfolimi, por, sipas tij, shpesh e anashkalohet fakti që jo të gjitha llojet e lëkurës mund ta përballojnë këtë ritual dhe më e rëndësishmja, ai nuk nevojitet çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat