Qiteni këtë përbërës kuzhine në strija: Nuk ju nevojiten kremra të shtrenjta, zgjidhni në mënyrë natyrale!

Life style

Qiteni këtë përbërës kuzhine në strija: Nuk ju nevojiten kremra të shtrenjta, zgjidhni në mënyrë natyrale!

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 06:37
Foto ilustrim

Shumë femra thonë që strijat nuk u pengojnë, mirëpo për shkak të tyre shpesh nuk ndihen mirë dhe në çdo mënyrë përpiqen t’i eliminojnë.

Lajm i mirë është që për zgjidhjen e këtij problemi nuk janë të nevojshme kremra dhe tretmanë të shtrenjtë, sepse ilaçin më të mirë me siguri e keni tashmë në shtëpinë tuaj.

Është e njohur që patatet përmbajnë amidon, i cili ka veti zbutëse dhe qetësuese.

Patatja gjithashtu ka antioksidantë të cilët pengojnë dhe ngadalësojnë procesin e dëmtimit të qelizave dhe janë më të efektshëm në preventivën e agjentëve të cilët përdoren në luftë kundër dëmtimit të lëkurës.

Ju nevojiten:

– një patate e madhësisë mesatare,
– një kompresë.

Procedura:

Pataten e qëruar priteni imët, qiteni në kompresë dhe mbajeni fuqishëm në zonat problematike.

Mënyra tjetër:

Priteni pataten në feta pak më të mëdha dhe fërkojeni lehtë nëpër strija. Pastaj lëreni 5 – 10 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat